Zhvillimi

Cdo fëmijë ka zhvillim ndryshe nga tjetri dhe një ndikim në lidhje me këtë zhvillim e ka edhe gjinia.

Zhvillimi i trurit të fëmijës në moshë të hershme

Sipas ekspertëve ekziston një ndryshim mes vajzave dhe djemve përsa i përket mënyrës si truri funksion që nga dita e parë e lindjes. Një fëmijë në moshën 3 muajshe do të reagojë ndryshe në lidhje me një stimul të caktuar nëse është vajzë dhe nëse është djalë.

Zhvillimi ndryshe sipas mjekëve ndikohet nga hormonet për secilën gjini. Kështu testosterone është në nivele më të larta tek meshkujt dhe ndikon në zhvillimin e neuroneve dhe trurit.

Vajzat, fushat në të cilat “kryesojnë”

Vajzat njihen për një zhvillim më të mirë në lidhje me fushën konjuktive dhe sensoriale. Që do të thotë kanë zhvillim më të mirë në dëgjim, në shikim, nuhatje memorie dhe në prekje. Vajzat e vogla janë më tepër sociale se djemtë dhe nga ana tjetër i përgjigjen më shpejt fytyrave apo tingujve. Gjithashtu vajzat reagojnë më shpejt se djemtë nëse dëgjojnë një bebe duke qarë. Gjithashtu përsa i përket zhvillimit, vajzat kryesojnë mbi djemtë edhe përsa i përket zhvillimit motorik si edhe aftësive gjuhësore.

Zhvillimi i djemve, fushat në të cilat “kryesojnë”  vogëlushët

Në moshën 3 vjecare djemtë nga ana e zhvillimit i afrohen vajzave në shumë drejtime. Ata kryesojnë përsa i përket ndërveprimit vizual-spacial. Janë më të aftë në zgjidhjen e enigmave (puzzle), në koordinimin e syve dhe duarve si edhe në navigimin e internetit.

Gjithashtu zhvillimi i djemve i bën të jenë më të aftë se vajzat në imagjinimin e një objekti në kënde të ndryshme. Pra si do të dukej ai nëse do ta rrotullonim në kënd 90 gradë?

Gjithashtu vajzat qëndrojnë mbi djemtë edhe përsa i përket shprehjes së emocioneve duke parë personin tjetër në fytyrë.