Xhelozia e fëmijës dhe faktorët që e ndezin në karakter

Xhelozia e fëmijës nuk është një fryt i imagjinatës së tyre por fillon të krijohet në karakter si pasojë e disa veprimeve të gabuara të ne prindërve.

Xhelozia është një sjellje e shpeshtë tek fëmijët që përgjithësisht ndihen të pasigurt dhe që kanë frikë. Që druhen se ndoshta në një moment prindërit nuk do t’i duan më. Forma më e shpehtë e xhelozisë është ajo kundrejt vëllait ose motrës edhe ps enë disa raste mund të përfshijë edhe të afërm të tjerë të familjes.

Xhelozia mund të arrijë deri edhe tek miqtë e familjes e madje edhe tek njerku/njerka. Prindërit duhet të jenë koshientë të xhelozisë që fëmija ndien karshi të tjerëve dhe për psaojë të mund ta qetësojnë këtë sjellje.

Duhet të dini gjithashtu se xhelozia në vetvete është sinonim i rivalitetit prandaj zakonisht shkakton tek fëmija stres apo ankth. Në mënyrë që ajo të mos “ndizet” si ndjenjë tek fëmija juaj duhet të keni kujdes nga disa veprime.

Xhelozia, veprimet që e ndezin në cast tek fëmija

  • Krahasimi me të tjerë.

Qoftë edhe me vëllain ose motrën po e krahasuat fëmijën tuaj do të vihet re një ulje e vetëbesimit, humbje e konrollit e madje edhe krijim të pasigurisë. Ndoshta prindër që bëjnë krahasime edhe vetë në moshë fëmijënore kanë përjetuar skena të tilla port ë tilla frustrime duhet të marrin fund. Ndyrshe fëmija juaj do të bëhet i pasigurt dhe xheloz ndaj të tjerëve.

  • Kujdes me favorizimet.

Ky është një tjetër faktor negative që bën të mundur krijimin e xhelozisë mes fëmijëve të famijes. Fmija më pak i favorizuar do të ndihet përjgithësisht i refuzuar. Prandaj duhet të tregoni kujdes dhe dashuri në të njëjtën formë mes fëmijëve. Dashuria pa kushte do të krijojë baza të forta emotive tek fëmija.

  • Xhelozia shfaqet tek fëmija kur nuk tregoni dashuri.

Fëmija meriton të marrë vazhdimisht dashuri nga prindërit dhe  nëse jeni të irrituar nga ndonjë situatë stresante duhet të tregoni dashuri ndaj fëmijës. e madje duhet të kërkoni edhe falje kur është e nevojshme. hiqeni nga mendja idenë se të qënit prind ju bën të pagabueshëm.

Per me teper informacione na ndiqi edhe ne faqen tone te Facebook si edhe Instagram

Ju sugjerojme te lexoni edhe artikuj te ngjashem:

10 menyrat qe paekuptuar ju kthejne ne prinder toksike

 

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

13 + eighteen =