Vuajtja fetale ose suferinca fetale është një term që përdoret nga gjinekologët për të përshkruar rastet në të cilat furnizimi i bebit me gjak ( edhe me oksigjen) është i kompromentuar. Vuajtja fetale mund të shfaqet si gjatë shtatzanisëashtu edhe gjatë lindjes.

Janë të shumtë faktorët që mund të shkaktojnë reduktim të fluksit të gjakut tek bebi. Këtu mund të përmendim sëmundje të ndryshme të nënës, shkolitjen (distakon) e placentës, komprimimin e kordonit ombilikal, infeksionin fetal, ose thjesht nën mban një pozicion jot ë favorshëm që shtyp enët e mëdha të gjakut duke shkaktuar kështu edhe ulje të furnizimit me gjak të bebit.

Sa e shpeshtë është vuajtja fetale?

Incidence e saktë e vuajtjes fetale është vështirë të përcaktohet me saktësi. Mendohet që varion nga 1% në 4% të lindjeve.

Kush rrezikohet më shumë?

Janë disa situate të cilat predispozojnë më shumë për të vuajtje të fetusit. Këtu përmendim hipotrofinë fetale  rritja e pamjaftueshme e bebit në mitër), oligoamnios (pakësimi i ujërave të bebit), pre-eklampsia, eklampsia, diabeti gestacional, lindja premature apo edhe shtatzania multiple.

Cilat janë shenjat që shfaq vuajtja fetale?

Bebet të cilat janë në gjendje të mirë në mitër kanë rrahje të mira, të forta të zemrës dhe që u përgjigjen shumë mirë stimujve të ndryshëm (psh kur bebi lëviz). Bebet që janë duke vuajtur reagojnë duke i ulur rrahjet e zemrës. Duke ulur lëvizjet dhe duke lëshuar përmbajtjen e zorrës duke bërë kështu ndotjen e likidit amniotik me mekonium ndërkohë që bebi është ende në mitër.

Çfarë mund të shkaktojë vuajtja fetale?

Ulja e furnizimit me oksigjen dhe e rrahjeve të zemrës së bebit mund të jetë me rrezik serioz për bebin. Këto situate duhet të korrigjohen sa më shpejt zakonisht duke kryer lindjen sa më shpejt.

Çfarë mund të bëni?

Ekzisotojnë disa truke të vogla të cilat mund të përdoren nga gratë shtatzana me qëllim rritjen e furnizimit me gjak të bebit. Një nga këto truke është qëndrimi shtrirë në të majtë. Kjo do të ulë presionin mbi enët e mëdha të gjakut.

Nqs ju mendoni se bebi juaj është duke vuajtur për shkak se e ndjeni të lëvizë më pak atëherë duhet të drejtoheni tek mjeku gjinekolog. Mjeku do të kryejë ekzaminime të ndryshme për të vlerësuar mirëqënien fetale. Nqs do të vërtetohet se kemi vuajtje fetale atëherë ju mund të hospitalizoheni. Të merrni likide intravenoze dhe oksigjen me qëllim përmirësimin e furnizimit me gjak të bebit.

Ju sugjerojme te na ndiqni edhe ne faqen tone te facebook dhe instagram

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

9 + 14 =