Vizita e parë tek mjeku do të shoqërohet me një ekografi, e cila këshillohet të jetë vaginale. Kjo e fundit do të jetë më efektive në pohimin e një shtatzanie krahasuar me atë abdominale. Qesja që do të mbajë beben me siguri do të duket tek një egografi vaginale që në javën e 3 të shtatzanisë. në atë periudhë ajo do të ketë diametër 2-3 mm. Ndërsa veza brenda qeses do të duket në ekografi rreth javës 5.5 të shtatzanisë.

Cfarë ndodh nëse në ekografi qesja gestacionale nuk dallohet në javën e 5?

  • Nëse kanë kaluar 5 javë nga mesntruacionet e fundit por qesja ende nuk duket në ekografi ndoshta keni ovuluar me vonesë. Mjeku në këtë rast mund t’ju rekomandojë një vizitë tjerër pas disa ditësh ose pas një jave.
  • Në rast se ju keni kryer më parë analizat Beta hCg dhe vlerat kanë qënë 1500-2000. Dhe në ekografi nuk dallohet qese gestacionale mjeku mund të diagnostikojë shtatzaninë tuaj si jashtë mitre.
  • Nëse analizat Beta hCG kanë qënë me vlerë të ulët por nuk keni cikël mjeku mund të rekomandojë ekografi tjetër në vijim. Kjo pasi mund të ketë ndodhur një abort i hershëm. Ose mund të keni pasur të bëni me një shtatzani kimike. Pra shtatzania juaj ka ndaluar së zhvilluari para se qesja të rritej mjaftueshëm për t’u bërë e dukshme në ekografi.

Nëse keni nje pyetje mund ta parashtroni në zonën e komenteve. Do të kontaktoheni shumë shpejt nga stafi jonë.