Ende në ditët e sotme shumë nëna këshillohen bëjnë banjon e bebes me vezë të freskët fshati. Kjo sidomos gjatë 40 ditëshit të parë të jetës. Kjo sigurisht është e dëmshme dhe normalisht ka disa arsye përse duhet të refuzoni kategorikisht.

Përse të lash beben me vezë është e rrezikshme?

Ky është një ritual që në të vërtetë nuk sjell asnjë përfitim. Veza mund të shkaktojë alergji tek fëmija dhe kjo është e rrezikshme.

Të gjitha nënat duhet të dinë se alergjia nga veza prek 2.5% të fëmijëve kryesisht në moshë të hershme. I vogli mund të jetë alergjik ndaj të gjithë komponentëve të vezës ose vetëm ndaj të bardhës apo të verdhës së saj.

Veza është një faktor rreziku edhe tek të porsalindurit që nuk janë duke e konsumuar. Mjafton t’i bëni banjo me të dhe mundësia për të zhvilluar alergji është e pranishme.

Zakonisht alergjia nga veza zhduket në deri në vitin e 5 të jetës

Përse larja me vezë nuk është aspak e nevojshme?

Sepse falë zotit në treg gjenden pafund produkte të higjenës së bebes, prodhuar nga kompani serioze të produkeve të bebes. Prodhuar nga përbërës natyrale që respektojnë filmin hidrolipik të lëkurës. Prandaj nëna të dashura, hiqni dorë nga larja me vezë e fëmijës dhe konsultohuni me mjekun për të zgjedhur produktin e duhur të higjenës dhe kujdesit.