Valixhja e maternitetit duhet të përgatitet duke pasur parasysh edhe strukturën ku do të lindni. Për shembull nëse do të shkoni për të lindur në një spital privat me shumë mundësi do t’ju duhet të merrni me vete vetëm veshjen me të cilën do të dilni nga spitali. Dhe nëse jetoni jashtë Shqipërisë duhet të kërkoni listën me sendet specifike që struktura përkatëse ju kërkon. Do t’ju këshilloja të fillonit ta bënit gati në përfundim të muajit të 8 pasi lindja është diçka që nuk mund të parashikohet me saktësi 100% se kur do të ndodhë.

 

Po nëse lind në spital shtetëror çfarë duhet të përmbajë valixhja e maternitetit?

Për veten tuaj:

  • Veshjen me të cilën do të dilni nga materniteti;
  • Sendet e tualetit (nëse do të ndiheni nevojën për t’u rregulluar pak);
  • Krëhër;
  • Shapka;
  • Çorape;
  • Këmisha nate (2-3 copë);
  • Reçipeta (2-3 palë);
  • Pambuk thithës që vendoset tek gjinjtë;
  • Bebelina të mëdha;
  • Peceta intime;
  • Detergjent intim;
  • Sapun;
  • Çarçafë dhe batanije (nëse spitali jua lejon).

Për bebin:

  • 3 body të sipërme;
  • 3 body pambuku me mëngë të shkurtra;
  • 3 body pambuku me mëngë të gjata;
  • 3 palë çorape;
  • 3 kapuçë, doreza pambuku;
  • 1-2 gushore;
  • Batanije;
  • Çarçafë të vegjël katrorë;
  • Letra të lagura;
  • Krem për bebelinën;
  • Pudër të lëngshme për zonën e sqetullave;
  • Bebelina.

Përsa i përket shampos së bebes mund ta mërrni me vete së bashku me peshqirin por zakonisht nuk jua kërkojnë.

Mund te lexoni edhe:

A duhet te shqetesohemi per dhimbjet ne shtatzani?

Sa femije duhet te bejme per te pasur nje jete me pak te stresuar?

 

Facebook Comments