Gripi, dirreja, dhe temperatura nëse janë të lehta nuk bëhen kusht për të shtyrë vaksinimin e femijës. Në rastet kur fëmija ka një problem serioz shendetësor atëherë mund të bëhet në një moment tjetër vaksina.

Temperatura, diarreja dhe gripi, nëse janë të lehë mund të shtyhet vaksinimi?

Sipas një studimi të kryer në korrik të vitit 2017 nuk është e nevojshme që gjithmonë në rast problemesh shëndetësore të lehta tëë shtyhet vaksinimi i fëmijës. Sipas guidës së dhënë nga specialistët për sitin Nostrofiglio.it, sëmundje si otiti, infeksione të traktit respirator të sipërm (dhimbje fyti dhe viroza) apo diarreja nuk përbëjnë kush për shtyrjen e vaksinimit të fëmijës.

Dhe sipas mjekut pediatër Rosario Cavallo, edhe temperatura e lehtë nuk duhet të ndalojë marrjen e vaksinës.

Në rastet e sëmundjeve të rënda është mirë të prisni

Natyrisht sipas Cavallo bëhet fjalë për simptoma të lehta të sëmundjeve në fjalë. Nëse kemi të bëjmëë me sëmundje më serioze si për shembull polmoniti mund të shtyhet vaksinimi deri pas shërrimit të fëmijës.

Edhe në këto raste nuk ka të dhëna që tregojnë se sëmundja ndikon në uljen e efektivitetit por gjithsesi është mirë ta shtyni për më vonë.

Po në raste se shtyhet vaksinimi i fëmijës cilat janë pasojat?

Natyrisht është mirë të ndiqni gjithmonë skemën e caktuar në lidhje me radhën e marrjes së vaksinave nga fëmija. Por sipas mjekëve nuk duhet të shqetësoheni nëse vaksinimi do të shtyhet disa ditë apo javë.

Per me teper informacione dhe keshilla mund te na ndiqni edhe ne faqen tone te facebook –>Bota e Gruas

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

1 × four =