Tashmë ngelet vetëm një histori e kaluar mashtrimi që mjeku anglez Andrew Wakefield nxorri në vitin 1998 i cili fliste për një lidhje të “sigurt” mes vaksinave (dhe konkretisht MMR) dhe shfaqjes së autizmit. Në ditët e sotme është vërtetuar disa herë se në të vërtetë kjo lidhje nuk ekziston megjithatë nuk mund të mohojmë se pasojat e këtij mashtrimi patën një impakt serioz në komunitet. Të mos harrojmë se shumë prindër zgjodhën dhe ende vazhdojnë të zgjedhin mosvaksinimin e fëmijëve.

Gjithcka fillon në vitin 1998…

Kur Andrew Wakefield hodhi për herë të parë teorinë e tij të bazuar në një “studim” i cili në të vërtetë kishte përfshirë vetëm 12 fëmijë. Edhe pak ditë bëhen plot 20 vjet nga publikimi i parë i rezultateve të “studimit” në revistën mjekësore “Lancet” i një mashtrimi që në të vërtetë pati pasoja serioze përsa i përket qëllimit të zhdukjes së sëmundjeve infektive.

12 fëmijët u morrën në studim nga Andrew i cili ishte i specializuar në gastroentereologji dhe sipas tij fëmijët kishin shqetësime në traktin gastro-intestinal pas vaksinimit. 8 fëmijë u diagnostikuan me autizëm disa javë apo muaj pas marrjes së vaksinës.

Lexo edhe: Eshte e vertete qe vaksina MMR shkakton autizem?

Këtë teori, mjeku Pier Luigi Lopaco, profesor në Universitein e higjenës në Pisa e lidh ndoshta me faktin se sipas mjekut vaksina trivalente, për disa arsye misterioze mund të shkaktonte çrregullime tek zorrët e fëmijës dhe për pasojë agjentët e jashtëm mund të kalonin më me lehtësi barrierën e tyre duke shkaktuar kështu autizmin.

Në një konferencë për shtyp Wakefield ka propozuar që në vend të vaksinës trivalente të aplikoheshin vaksinat monovalente, pra të ndara nga njëra tjetra. Në atë moment u krijua një panik dhe mashtrimi që kishte të bënte me lidhjen mes vaksinës dhe autizmit filloi të përhapej nëpër botë duke shkaktuar ankth dhe frikë në radhët e prindërve.

Gjithçka ishte një mashtrim!

Studimi që u publikua në një revistë serioze ishte tepër i dobët në faktet që sillte për të provuar atë që pohonte. Të paktën nuk mund ta bënte mbi ato që deri në atë kohë ishin paraqitur.

Lexo edhe: 6 mitet qe degjojme me shpesh rreth vaksinimit

Nuk mund të pranohej se autizmi u shaktua nga vaksinimi thjesht sepse diagnostikimi ndodhi pak kohë pas imunizimit. Në mjekësi një koiçidencë kohore nuk nënkupton domosdoshmërisht se lidhjen shkak-pasojë. Mjafton të mendojmë se në periudhën 1997-2007 në SHBA pati një rritje të madhe të fëmijëve që u diagnostikuan me autizëm, kohë që përkon me përdorimin në masë të ushqimeve biologjike. Epo nuk mund të pranojmë edhe në këtë rast një lidhje mes autizmit dhe ushqimeve BIO apo jo?

Ajo që u ciëlësua si vërtet e rëndë ishte se disa muaj më vonë u zbulua se ky ishte një mashtrim i rregulluar në “tavolinë” mes Wakefield dhe kolegëve të tij, dhe këtë të vërtetë e nxorri në dritë për herë të parë gazetari anglez Brian Deer në vitin 2000.

Reporteri kishte zbuluar se disa vite para publikimit të “studimit” Wakefield kishte propozuar që të kryhej një vaksinë e vetme kundër fruthit. Kjo na çon të mendojmë vetëm diçka: Wakefield kishte një interes të madh të hiqte nga përdorimi vaksinën trivalente dhe të propozonte të vetën. Dhe jo vetëm, Deer zbuloi se mjeku kishte ndryshuar edhe të dhënat e studimit. Sipas të dhënave të paraqitura në studimin e Wired, 3 fëmijë që morrën pjesë në studim dhe që ishin prezantuar më pas si autikë në të vërtetë nuk kishin marrë asnjëheë këtë diagnozë dhe 5 prej tyre kishin pasur probleme neurologjike para se vaksina të kryhej. Pra këta fëmijë nuk ishin përzgjedhur ashtu rastësisht!

Pas zbulimit që Deer bëri, studimi jo vetëm që u hoq nga revista Lancet por Wakefield ju hoq edhe e drejta e ushtrimit të profesionit për sjellje jo etike, mashtim dhe papërgjegjshmëri.

Cfarë dimë sot në lidhje me vaksimin dhe autizmin

Edhe pse studimi i Wakefield qe u publikua asnjëherë nuk dha ndonjë fakt konkret që të tregonte se vaksinimi në të vërtetë shkaktonte autizëm fjalët e tij ndikuan tek familjet duke bërë që shumë prej tyre të refuzonin imunizimin e fëmijës. Në ditët e sotme mund të themi me siguri se vaksinimi nuk shkakton autizëm  dhe në përgjithësi asnjë vaksinë nuk ka lidhje me këtë çrregullim. Nëse do të ishte e kundërta shqetësimet e spektrit të autizmit do të ishin më të shpeshta tek ata që tashmë e kishin marrë vaksinën dhe jo anasjelltas siç në të vërtetë të dhënat e ditëve të sotme na tregojnë.

Roberta Villa në librin e saj “Vaccini, il diritto a non avere paura” tregon për vitet ’90 ende pa dalë në skenë studimi i Andrew, vite gjatë të cilave në Japoni u hoq vaksina trevalente dhe u zëvendësua nga ajo dyvalente. Edhe pse kjo ndodhi nga viti 1988-1996 rastet e autizmit vinin duke u shtuar dhe kjo pasi njerëzit kishin filluar të tregoheshin më të kujdesshëm kur vinte puna tek diagnostikimi i çrregullimit. Ata i kushtonin më tepër rëndësi simptomave të fëmijës dhe për pasojë kërkonin edhe ndihmë tek mjekët.

Blogu “Just the vax” sjell 107 studime që na sigurojnë se nuk ka asnjë lidhje mes vaksinimit dhe autizmit. Këtë qëndrim kanë mbajtur edhe organizatat shëndetësore nacionale dhe internacionale, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ministria Italiane e Shëndetësisë dhe Instituti i Lartë i Shëndetësisë, ky i fundit i ka kushtuar këtyre studimeve edhe një hapësirë në portalin informues ISS Salute.

Efektet e mashtrimit

U deshën vite studime për të provuar shkencërisht të kundërtën por duhet të themi se mashtrimi i Wakefield nuk kaloi ashtu pa ndikim në komunitet dhe shëndetin kolektiv. Sipas ekspertëve në të vërtetë ky ishte një element që ndikoi negativisht në zhdukjen e fruthit dhe rubeolës nga planeti, dy sëmundje që perceptohen si të lehta por që kanë pasoja fatale.

Në vitin 2017 35 persona kanë humbur jetën si pasojë e fruhtit, 21 mijë janë prekur prej tij dhe të mos harrojmë se po jetojmë ende në një periudhë në të cilën shumë persona janë të prekur prej tij.

Mund t’ju interesoje edhe:

Shenjat e para te autizmit