Jemi në një stinë e cila për nënat nënkupton jo vetëm shi dhe borë por edhe kollë, temperaturë, gjendje gripale dhe hundë të bllokuara. Duhet të dini se nën moshën 5 vjecare fëmija është i prirur të sëmuret më shpesh, kalon rreth 6 forma gripale.

Në lidhje më këto gjendje gripale duhet të dini se fëmijët janë të aftë t’i luftojnë falë sistemit imunitar prandaj vaksina kundër gripit do të ishte dicka që do të vlerësohej nga mjeku i fëmijës sipas rastit.

Dhe rastet kur fëmija duhet të vaksinohet patjetër konsiderohen:

  • Kryhet ne rastet kur fëmija ka sëmundje kronike në aparatin e fryëmarrjes. Këtu përfshihen astma, fibrioza cistike, dysplasia etj.
  • Këshillohet te merret vaksina ne rastet e fëmijëve që kanë sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut si edhe zemrës;
  • Nese fëmija eshte me diabet melitus si edhe sëmundje metabolike;
  • Nëse fëmija ka tumor;
  • Nëse vuan nga insuficionca renale;
  • Tek fëmijët e prekut nga HIV;
  • Këshillohet në rastet kur ai vuan nga sëmundjet inflamatore kronike si edhe nga problemet intestinale;
  • Në rastet kur fëmija ka imunodeficencë;
  • Në rast se ka probleme me qelizat e kuqe të gjakut etj.