Vaji i peshkut është i pasur me omega-3, njohur shkencërisht për efektet pozitive që ka në zhvillimin kryesisht të syve dhe trurit të fëmijës. Por a është e sigurt të merret ky lloj suplementi në 9 muajt e shtatzanisë?

Vaji i peshkut, po dhe jo!

Si fillim duhet të dini se ai mund të ketë efekte pozitive dhe negative. Gjithcka varet nga ku është nxjerrë. Nëse vaji vjen nga trupi i peshkut atëherë është i sigurt. Nëse vjen nga mëlcia e peshkut atëherë është i rrezikshëm duke qënë se mund të shkaktojë edhe defekte tek fëmija.

Cilat janë përfitimet e vajit të peshkut në shtatzani?

  • Balancon prodhimin e prostaglandinës. Kjo e fundit rregullon presionin e gjakut, qetëson inflamacionet, alergjitë. Gjithashtu rregullon funksionin e veshkave dhe traktit gastro-instestinal.
  • Shkakton një gjendje të përgjithshme pozitive tek gruaja. Jo vetëm gjatë shtatzanisë por edhe në periudhën post-partum, e njohur edhe për vështirësitë e depresionit.
  • Nga vaji i peshkut do të favorizohet edhe zhvillimi i mirë i fëmijës. Sic e thamë edhe më sipër ndikimi më pozitiv vërehet tek zhvillimi i syve dhe trurit.
  • Shtatzania dhe lindja do të kenë ecuri më të mirë. Me marrjen e vajit ulet ndjeshëm rreziku i shfaqjes së pre-eklampsisë, lindjes prematurë si edhe mbahet nën kontroll pesha.
  • Fëmija do të ketë sistam imunitar që vepron më mirë ndaj alergjive, rrufës dhe kollës.

Pra edhe njëherë qëndroni larg nga vaji që vjen prej mëlcisë se peshkut. Kjo pasi përmban sasi të lartë të vitaminës A dhe për pasojë dëmton fëmijën.