Vaji i palmes

Vaji i palmës gjendet në shumë produkte ushqime të fëmijës si për shembull biskotat, drithërat e madje edhe në qumështin e formulës.

Por a është realisht i dëmshëm vaji i palmës për fëmijën?

Sipas Shoqërisë Italiane të Pediatrisë jo! Shprehet më gjërësisht rreth vjit të palmës profesori Vito Leonardo Miniello, specialist në ushqyerjen e fëmijës. Njëkohësisht edhe profesor në Universitetin e Barit si edhe Zv. presient në Shoqërinë Italiane të pediatrisë:

“Vaji i palmës apo kokosit mund të jetë i dëmshëm për organizmin e njeriut. Kjo duke qënë se janë të ngjashëm me yndyrnat me origjinë shtazore. Konkretisht vaji i palmës mund të shkaktojë probleme me metabolizmin e yndyrnave dhe për pasojë rritje të kolesterolit. duke qënë kështu duhet të përdoret në sasi të moderuar.

Përsa i përket vajit të palmës që gjendet tek produktet ushqimore të fëmijës rëndësi ka origjina. Pra nëse vaji i palmës është organic nuk ekzistojnë probleme dhe rreziqe. Nga ana tjetër nëna nuk duhet të shqetësohet në lidhje me praninë e vajit të palmës tek qumështi apo drithërat duke qënë se sasia e tyre është tepër e përqëndruar. Pra në asnjë moment nuk kalohet norma e kalorive të marra. Nga ana tjetër vaji i palmës që përdoret tek qumështi i formulës ka një profil lipidesh të ngjashme me qumështin e gjirit.

Nëna duhet t’i kushtojë më tepër rëndësi dhe kujdes përdorimit të ëmbëlsirave që fëmija mund të konsumojë në vazhdim.