Ushqyerja korrekte e fëmijës varet nga sasia, cilësia si edhe frekuenca e vakteve. Gabimi më i shpeshtë që bëjnë prindërit ka të bëjë me rëndësinë që i japin kryesisht sasisë së ushqimit. Gjithmonë pothuajse ekziston frika se fëmija është duke ngrënë më shumë ose më pak nga sa duhet.

Ushqyerja korrekte e fëmijës, cfarë këshillojnë ekspertët?

Sipas të dhënave të publikuara në “Alimentazione bambini.e-coop” fëmijët nga mosha 1-3 vjec duhet të marrin mesatarisht në ditë rreth 14 gr proteina. Normalisht me rritjen e fëmijës edhe nevojat për proteina do të jenë më të mëdha. Në moshën 4-6 vjecare vogëlushi duhet të marrë rreth 19 gr proteina në ditë.

Kujdes gjatë ushqyerjes së fëmijës nuk duhet të tregohet vetëm në sasinë e proteinave, por në sasinë e të gjithë elementëve të marrë. Duke pasur kujdes edhe për të mos krijuar mungesa elementësh në organizëm. Për shembull tek frutat. Fëmija duhet të konsumojë të paktën 5 porcione me fruta dhe perime, duke pasur kujdes edhe në atë cka ne konsiderojmë porcion.

Ushqyerja e fëmijës, sa fruta dhe perime?

1-3 vjec:

  • Perime 30-50 gr;
  • Sallatë apo perime me gjethe 20-30 gr;
  • Fruta rreth ½ frut normal ose 1 frut i plotë nëse është i vogël.

4-6 vjec:

  • Perime 50-70 gr;
  • Sallatë dhe gjethe 40 gr;
  • Fruta rreth 1 frut të plotë dhe 2 fruta në rast se kemi të bëjmë me kokërr të vogël si kajsia apo kumbulla.

7-9 vjec:

  • Perime 70-100 gr;
  • Gjethe dhe sallata 50 gr;
  • Fruta rreth 150 gr.

9 vjec dhe më sipër:

  • Perime 100-150 gr;
  • Sallatë dhe gjethe 60 gr;
  • Fruta rreth 150 gr.

Pesha vlerësohet gjithmonë pa e gatuar produktin e caktuar. Normalisht nuk ka asgjë të gabuar të rrisni sasinë e këtyre ushqimeve por nuk duhet të zbritet nën këto vlera.

Artikulli publikuar dhe konfirmuar nga mjekja eksperte nutricioniste:

Alessandra Piedimonte!