Gjatë muajve të parë të jetës fëmija do të zgjohet shpesh gjatë natës të pijë. Dhe këto vakte ka disa gjëra që mund t’i bëjnë më të qeta.

Fakte që duhet të dini në lidhje me ushqyerjen e fëmijës gjatë natës:

  • Nëse fëmija ushqehet gjatë natës gjidhënia do të favorizohet

Shumë nëna ndoshta pyesin veten nëse është normale që fëmija të zgjohet shpesh gjatë natës për të pirë. Dhe themi që po! Fëmija nuk e njeh diferencën mes natës dhe ditës prandaj nuk mund të bëjë pauza të mëdha mes vakteve. Nga ana tjetër zgjimet e shpeshta gjatë natës janë aleatë të gjidhënies. Në këto orë edhe niveli i prolaktinës do të jetë në pikën më të lartë. Pikërisht edhe në rastet kur rritja e fëmijës nuk është e mirë dhe gjiri nuk prodhon shumë qumësht këshillohet që ushqimi të bëhet më i shpeshtë gjatë natës. Për një gjidhënie ekskluzive mund të jenë pikërisht vaktet e natës që do të bëjnë diferencën.

  • Sa zgjasin vaktet e natës?

Gjatë muajve të parë të jetës gjidhënia duhet të jetë sipas kërkesës së fëmijës. ai nuk ka nevojë për lëngje të tjera pasi gjiri plotëson më së miri të gjitha nevojat që ka. me kalimin e muajve ajo që e bën një fëmijë të zgjohet mund të jetë dalja e dhëmbëve apo një virozë e stinës. Nga muaji i 8 një arsye mund të jetë edhe ankthi i ndarjes që fillon të shfaqet tek fëmijha. Sipas mjekëve në këtë kohë fëmija do të thithë pak dhe do të flejë. Me rritjen e fëmijës edhe nëna do të bjerë në gjumë më lehtë gjatë natës duke qënë se clirohen hormone specifike. Këto të fundit kanë efekt relaksues.

  • Gjatë muajve të parë gjatë natës me nënën dhe babain

Sipas studimeve gjatë natës fëmija fle më mirë nëse pranë ka nënën dhe babain. Por kujdes! Mund të flini në side-bed dhe jo në të njëjtin shtrat pasi është e rrezikshme. Besoj se keni dëgjuar të flitet për SIDS? nëse fëmija juaj është pranë mund të rikthehet më me lehtësi në gjume duke qënë se nuk i është dashur të qajë më shumë për të marrë përgjigje.

  • Biberoni zëvendësues? Jo!

Shumë prindër mund të këshillohen të ushqejnë fëmijën gjatë natës me biberon për një gjumë më të qetë. Nëse edhe ju keni marrë një të tillë mos e zbatoni. Sepse nëse fëmija nuk do të thithë as gjoksi nuk do të prodhojë dhe do të reduktohet sasia.

  • Gjumi i bebes gjatë natës, a është i lehtë?

Gjatë muajve të parë të jetës fëmija në fakt nuk zgjohet vetëm sepse e merr uria. Ai e ka ritmin gjumë-zgjim më të shkurtër krahasuar me të rriturit dhe cdo dy orë gjumi bëhet më i lehtë. Ai më pas mund të zgjohet kollaj për arsye si uria, etja, ndonjë bezdi. Por edhe nga qetësia e madhe sepse deri në atë moment ishte mësuar të ndiente zhurmë dhe tinguj.

 

Por, kur do të flejë përgjatë gjithë natës? Nuk ka asnjë përgjigje që e përcakton këtë. Cdo fëmijë ka ritmet dhe kohën e vet që përkon me kalendarin e zhvillimit në zona të ndryshme të trupit.  duke filluar që tek aftësitë motorrike dhe deri tek ato gjuhësore dhe konjuktive. Pra nuk ka një moshë të saktë që përcakton kur fëmija do të flejë përgjatë gjithë natës.