Ushqimi gjate festave

Jemi në prag festash dhe normalisht për shumë nga ne kjo nënkupton edhe përgatitjen e ushqimeve të vecanta për familjen. Duke qënë se shtatzania është një periudhë delikate gjatë së cilës duhet të tregohet kujdes, atëherë edhe ushqimi duhet të marrë vëmendjen e duhur. ushqim 

Dhe janë plot 8 ushqime të ndaluara për të gjitha gratë shtatzana!

  • Mishi. Nje ushqim i rrezishem nese nuk është pjekur mirë. Duhet evituar për shkak të rrezikut të infektimit nga toksoplazma.
  • Djathi gorgonzola. Eshte nje ushqim qe nuk duhet ta konsumoni për shkak se paraqet një rrezik të lartë të kontaminimit me listeriozë.
  • Sushi dhe cdo lloj peshku tjetër i gjallë. Në të kundërt mund të prekeni nga salmonela, listerioza si edhe hepatiti A. ushqim
  • Sallata ruse. Baza e ketij ushqimi është majonezi. Nëse është bërë me produkt të industrializuar nuk paraqet problem duke qënë se përgatitet me vezë të pasterizuara. Por nëse e keni përgatitur në shtëpi, rreziku për t’u infektuar nga salmonela është i lartë.
  • Gjethet e gjalla aromatike. Në këtë rast bëhet fjalë për majdanozin, sherebelën, borzilokun, finokun, rukolën etj të cilat nëse nuk janë pastruar si duhet do të paraqesin një rrezik infektimi nga toksoplazma.
  • Ushqime si: cdo lloj sallami dhe prodhute krudo.
  • Jo vetem ushqim. Por edhe pijet me gaz dhe alkool.
  • Kujdes edhe me ushqime si melcitë, për shkak se jane ushqim qe përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës A.

Ushqimi gjate festave

Ushqimi gjate festave

Ushqimi

 

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

nineteen − 7 =