UNICEF vjen  në faqen e tij zyrtare me një artikull referuar të gjitha nënave gjidhënëse. Sipas këtij artikulli ka disa të pavërteta të cilat gruaja nuk duhet të marrë në konsideratë. Për vetë faktin se nuk kanë asnjë provë shkencore dsi edhe për konfuzionin që do të shkaktojnë duke bërë të vështirë procesin.

Prandaj sipas UNICEF nënat gjidhënëse nuk duihet të besojnë se:

  • Gjidhënia është shumë e thjeshtë. Edhe pse fëmija lind me refleksin e të kërkuarit të gjirit shumë nëna kanë nevojë për suport në lidhje me mënyrën më efektive të vendosjes së bebit të pijë. Pra, gjidhënia është një proces natyral por kërkon edhe ndihmë nga ana e një personi që di dicka më shumë.
  • Sipas UNICEF jo gjithmonë nëna duhet të mendojë se gjidhënia do të shoqërohet me thitha të carë dhe dhimbje të gjinjve. Kjo mund të shmanget nëse fëmija vendoset si duhet në gji.
  • Miti i radhës? Duhet të lani thithat para se të ushqeni me gji. në të vërtetë thithat e nënës prodhojnë një lloj substance të cilën bebi e nuhat dhe nga ana tjetër ajo përmban baktere të mira. Këto të fundit ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar të fëmijës.
  • Nëna dhe fëmija duhet të flejnë shpesh të ndarë në mënyrë që ajo të pushojë. Jo! sipas UNICEF kontakti lëkurë me lëkurë është shumë i rëndësishëm në mënyrë që të sigurohet një gjidhënie më e mirë.
  • Nëna duhet të hajë shumë ushqim që të ketë më tepër qumësht gjiri. Ashtu si cdokush tjetër edhe nëna gjidhënëse duhet të ndjekë një dietë të balancuar. Që do të thotë të ushqehet njësoj si më parë në sasi. Rëndësi ka cilësia e ushqimit që konsumon.
  • Sipas UNICEF aktiviteti fizik nuk ka asnjë ndikim në shijen e qumështit. Nuk ekziston asnjë provë shkencore që të provojë të kundërtën.
  • Një tjetër mit? Nëse nuk ushqeni menjëherë me gji nuk do të mund ta bëni atë në një moment tjetër. është e vërtetë që reflekset e fëmijës janë më të forta sapo vjen në jetë por kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë. UNICEF këshillon nënat e reja që të vendosin fëmijën të pijë në cdo moment tjetër nëse nuk kanë mundur ta bëjnë në momentin që sapo fëmija ka lindur.
  • Formula frenon ushqyerjen me gji. Edhe kjo sipas UNICEF është një teori e gabuar pasi në disa raste fëmija mund të jetë ushqyer fillimisht me formulë dhe më pas ka vazhduar pa problem me gjirin.
  • Disa nëna nuk janë në gjendje të prodhojnë mjaftueshëm qumësht… Cdo nënë është në gjendje të prodhojë sasinë e duhur të qumështit por thjesht është vendosja e gabuar e fëmijës në gji që nuk bën stimulimin e duhur.
  • Nëse je e sëmurë nuk mund të ushqesh me gji! Edhe në këtë rast UNICEF tregon për nënat se mund të vazhdojnë të ushqejnë me gji pa problem. Antitrupat që do të formohen në organizmin e saj do të bëjnë që edhe tek fëmija të krijohet një mbrojtje.