Ushqimet e fëmijës në disa raste mund t’ju duhet t’i keni gati për t’i përdorur një moment tjetër. Por ka një problem. Këto ushqime mund të nxihen qoftë edhe pas disa minutave.

Atëherë si të mbrojmë ushqimet e fëmijës nga nxirrja?

Fillimisht duhet të dini se edhe pse ushqimet e fëmijës mund të jenë nxirrë nuk janë prishur. Thjesht ato janë oksiduar. Shkencërisht nxirrja e frutave dhe perimeve ndodh atëherë kur ekspozohen në oksigjen. Pra nxirrja tek ushqimet e bebes është më tepër një problem estetik dhe jo në aspektin ushqyes.

Mbroni ushqimet e fëmijës nga nxirrja duke hedhur sipër disa pika limoni, lime, portokalli apo ananasi. Lëngu i tyre përmban acid citric dhe parandalon oksidimin.

  • Shtoni kos. Duke përzier purenë e frutave me kos natyral do të parandalohet disi nxirrja. Gjithashtu do të merret më tepër kalcium nga fëmija.
  • Ruajini në ngrirje purete e fëmijës. Pra nëse nuk do t’i përdorni në cast kjo do të ishte efektive.
  • I vendosni ushqimet në qese me vakuum.
  • Dhe nëse nuk është vërtet e nevojshme ushqimet e fëmijës mos i përgatisni shumë kohë më parë. Pra i bëni gjithnjë në cast.

Kujdes! Përdorimi i lëngut të limonit, limes, portokallit etj është mënyra me efektive e ruajtjes së ushqimit. Normalisht fruta të tilla fëmija nuk duhet t’i konsumojë para muajit 12. Por ka një ndryshim të madh në dhënien e lëngut të portokallit dhe përdorimit të disa pikave të tij në ushqim. Gjithsesi para cdo përdorimi është mirë të konsultoheni me mjekun pediatër.