Trombocitet e larta në shtatzani shfaqen më rrallë setrombocitet e  . Gjendja njihet ndryshe edhe si “trombocitoza” dhe paraqitet serioze për nënën dhe fëmijën.

Trombocitet e larta dhe rreziku për shtatzaninë

Zakonisht gruaja mund të përjetojë një humbje të shtatzanisë sidomos në rastet kur trombocitet janë tepër të larta. Rreziku për të humbur shtatzaninë është kryesisht 3 muajt e parë. Si trajtim mund të përfshihen medikamente që ulin nivelin e trombociteve, mes të cilave edhe doza të reduktuara aspirine.

Pasojat e trombociteve të larta tek fetusi

Një prej komplikacioneve që mund të shfaqen tek fetusi nëse nëna ka nivel të lartë të trombociteve është vonesa në rritje. Pesha e fëmijës mund të jetë e vogël dhe sasia e sheqerit në gjak e ulët si pasoje e rritjes se trombociteve. Kjo mund të cojë në humbjen e aftësisë për të ruajtur temperaturën trupore pas lindjes. Në rastet më ekstreme sasia e lartë e trombociteve shkakton edhe vdekje të foshnjës pas lindjes si pasojë e komplikacionit të sipërpërmendur.

Trombocite te larta dhe lindja e parakohshme

Në 85 të rasteve mund të ndodhë lindje e parakohshme si pasojë e nivelit të lartë të trombociteve tek nëna. Ndërkaq këtë gjendje e shkakton edhe pre-eklampsia. Një komplikacion që shfaqet kur nëna ka presion të lartë të gjakut në shtatzani. Kjo gjendje pra shfaqet edhe tek disa gra që kanë trombocite të larta. Dhe sipas “Mayo Clinic” një komplikacion tepër i rrezikshëm kur trombocitet jane te larta është edhe carja e murit të uterusit. Në të tilla raste nëna futet menjëherë në sallë të lindjes pasi hemorragjia serioze mund të ndodhë.

Keni pasur probleme me trombocitet?

Cilat jane masat qe mjeku ka marre nese keni pasur probleme me trombocitet?