Flokeve

Nuk mendoj se ka ndonjë femër që nuk dëshiron rritjen dhe forcimin e flokëve apo jo? Sidomos pas lindjes kur rënia ka filluar të jetë tepër e madhe dhe shkëlqimi i dikurshëm ka humbur.

Duhet të dini gjithashtu se në rritjen e flokëve ndikon edhe mosha, gjendja shëndetësore, gjenetika.

Pa harruar 14 ushqimet më të mira që favorizojnë rritjen e flokëve me 1.25 cm në muaj!

  1. Veza. Është një burim shumë i mirë proteinash dhe biotine. Dy elementët më të rëndësishëm për rritjen e flokëve.
  2. Frutat e pyllit. Janë tepër të pasura me vitaminën C e cila ka veti anti-oksidante. Këto të fundit ndihmojnë folikulat e flokëve të jenë më të forta.
  3. Spinaqi. Është i pasur me folate, hekur dhe vitamina si A&C. të gjithë këta elementë janë të rrëndësishëm për shëndetin e mirë të lëkurës dhe flokëve.
  4. Peshku. Njihet tashmë nga të gjithë si burim i shkëlqyer i omega-3 dhe omega-6. Acidet yndyrore sipas mjekëve promovojnë rritjen e mirë si edhe të shpejtë të flokëve.
  5. Patatja e ëmbël. Burim shumë i mirë i beta-caroten e cila kthehet në organizëm në vitaminë A. kjo e fundit inkurajon rritjen e flokëve si edhe dendësimin e tyre.
  6. Avokado. Nuk kishte si të mungonte ky super-ushqim. I pasur me vitaminë E. kjo e fundit favorizon rritjen e mirë të flokëve duke neutralizuar radikalet e lira

Ushqime te tjera qe favorizojne shendetin e flokeve

  1. Arrat. Përmbajnë elementë të shumtë të cilat favorizojnë shëndetin e mirë të flokëve. Si edhe rritjen e tyre. janë të pasura me vitamina, zink dhe acide yndyrore të shëndetshme. Deficenca në këto elementë shkakton rënien e flokëve.
  2. Farat. Janë shumë të pasura me elementë ushqyes dhe pak kalori. Shumica e elementëve që ato përmbajnë (zinku, vitamina E etj) ndikojnë në rritjen e flokëve.
  3. Specat e ëmbël. Burim shumë i mirë i vitaminës C dhe për pasojë ndikojnë në rritjen e mirë të flokëve.
  4. Midhjet. Janë një burim i shkëlqyer zinku. Ky është një mineral që promovon rritjen e flokëve dhe procesin e rigjenerimit.
  5. Karkalecat. Burim shumë i mirë zinku, proteinave, hekurit, vitaminës D etj.
  6. Fasulet. Burim i mirë proteinash dhe për pasojë ndikojnë në rritjen e flokëve.
  7. Bishtajat. Përmbajnë një element të quajtur spermidinë dhe kjo ndikon në rritjen e mirë të flokëve.
  8. Mishi. Sidomos i kuqi përmban hekur. Ky i fundit ndihmon qelizat e kluqe të gjakut të transportojnë më shumë oksigjen në qelizat e trupit duke përfshirë edhe folikulat e flokëve.