18 muajt e parë të jetës janë zakonisht ata më të vështirët përsa i pëket gjumit të bebave. Zgjohen më shpesh dhe e kanë të vështirë të flejnë sërish me lehtësi.

Sipas mjekëve, ka 10 arsye që i bën bebat të zgjohen gjatë natës

  • Fëmija ka vapë ose ftohtë;
  • Bebi zgjohet gjatë natës duke qënë se një dritë që mund të keni lënë ndezur shkakton shqetësime;
  • Një zhurmë mund të ndikojë në prishjen e gjumit gjatë natës;
  • Fëmija mund të jetë i sëmurë, ka dicka që e shqetëson;
  • Gjumin e fëmijës mund ta prishë edhe një ndryshim rutine. Për shembull pushimet apo lëvizja diku tjetër;
  • Bebat mund të zgjohen shpesh gjatë natës edhe në momentet kur kanë fituar një aftësi të re dhe duan sërish ta provojnë;
  • E madje mund të zgjohet më shpesh gjatë natës edhe në rastet kur është gati duke mësuar dicka të re;
  • Fëmija ka tendencën të zgjohet më shpesh nëse në momentin para gjumit gjëja e fundit që ka bërë është thithja e gjirit/biberonit. Pra ai nuk duhet të mbyllë sytë duke e bërë këtë;
  • Edhe zakonet e këqija si tundja ndikojnë në cilësinë e gjumit të fëmijës. prandaj edhe pse mund t’ju duket disi e vështirë përpiquni ta bëjë të flejë pa vese;
  • Në gjumin e fëmijës mund të ndikojë edhe ushqyerja e tij. Pra ai mund të ketë ende uri ndërsa ju jeni duke u përpjekur ta bëni të flejë.