E dini që ky zakon aq i preferuar nga mamat ka rreziqet e veta kur bëhet fjalë për vajzat në moshë të vogël? E megjithatë kjo është një praktikë që ndodh shpesh në shmë vende të botës e madje edhe tek ne. Ndërsa disa të tjerë jo vetëm janë kundër saj por edhe madje guxojnë ta quajnë si një dhunë që ushtrohet ndaj fëmijës.

Por përse nuk duhet t’ja vendosim vajzave vathët në moshë të hershme?

Kjo konsiderohet si një vuajtje e kotë që i shkaktohet fëmijës të cilët në atë moment mund të ndiejnë frikë dhe parehati. Disa mjekë madje kanë guxuar ta quajnë edhe si një kapricio të kotë të prindërve, një praktikë bukurie krejt e panevojshme.

Ndoshta po mendoni se ata dhe unë që po ju sjell këtë artikull nuk kemi të drejtë sepse ju gjithsesi e keni parë që fëmija nuk qan dhe  nuk vuan aspak?

Epo gaboheni! Sistemi nervor i fëmijës nuk është maturuar ende dhe për pasojë disa veprime në dukje krejt të padëmshme shkaktojnë stres dhe tension shpesh edhe për shkak të dhimbjes që ndiejnë.

Ekziston rreziku ndaj infeksioneve?

Edhe pse përdoren materiale të posacme për procedurën, anti-alergjike, disa organizma mund të rëagojnë mirë dhe disa jo ndaj procedurës. Pra vogëlushja mund të vuajë për shkak të infeksionit të veshit dhe simptomat janë:

  • Fryrje;
  • Skuqje;
  • Prania e pusit;
  • Ndjeshmëri dhe irritim në momentin e prekjes së veshit.

Nëse tashmë e keni ndërmarrë një hap të tillë dhe fëmija paraqet këto simptoma duhet të flisni pa tjetër me mjekun pediatër të fëmijës.

Kur duhet të vendosen?

Duke filluar nga mosha 6 vjecare, megjithatë nuk është një detyrim.

Facebook Comments