Tiroidja: Shenjat që nuk duhet të nënvlerësoni!

Kujdes nëse tiroidja shfaqet e fryrë, nëse ndiheni të lodhura dhe pa fuqi. Flisni me mjekun.

Tiroidja është një gjendër endokrine e cila ka si detyrë të prodhojë hormone dhe për ta bërë këtë ka nevojë për jod. Jodi merret nga një ushqyerje e shëndetshme.

Cilat hormone prodhon tiroidja?

Hormonet që prodhon tiroidja janë dy. E para është T3 dhe e dyta T4. Të dyja këto hormone prodhohen duke u stimuluar TSH.

Cili është funksioni i tiroides në shtatzani?

Tiroidja në shtatzani ka një funksion të rëndësishëm. Ndërsa hormonet e tiroides kanë për shembull si funksion zhvillimin e aparatit skeletor të fetusit si edhe zhvillimin e mirë të trurit. Gjithashtu hormonet e tiroides ndikojnë edhe në metabolizmin bazik që garanton sasinë e energjisë për funksionet jetësore.

Cfarë është TSH?

TSH është hormoni që mundëson funksionin e mirë të tiroides. Pra për të parë si funksionon tiroidja duhet të kryhet analiza e TSH. Pra sasia e pranishme në gjak. Në varësi të rezultatit mund të nxjerrë mjeku përfundimin nëse kemi të bëjmë me hipotiroidizëm apo hipertiroidizëm. Vetëm mjeku mund të përcaktojë gjendjen e tiroides.

Duhet të shqetësoheni nëse TSH është në vlera të larta gjatë shtatzanisë?

Në fillim të shtatzanisë hormoni i tiroides ka tendencë të rritet, sidomos gjatë trimestrit të parë. Nëse në vazhdim të shtatzanisë TSH është i lartë nënkupton që tiroidja po prodhon më tepër hormone. Në këtë rast mjeku këshillon kurën e duhur për të zgjidhur problemin.

Zakonisht nivelet e larta të hormonit të tiroides në shtatzani mund të shkaktojë abort spontan, lindje prematurë, shkeputje të placentës, hemorragji pas lindjes dhe në rastet e tjera pasoja në zhvillimin cerebral të fëmijës.