Thjerrezat per femijen

Thjerrëzat janë shumë të pasura me hekur, proteina, përmbajnë pak yndyrna dhe janë tepër të rëndësishme për shëndetin e mirë të traktit tretës.

Thjerrëzat, të gjitha benefitet që kanë për fëmijën

Thjerrëzat bëjnë pjesë në familjen e bishtajoreve dhe për pasojë janë tepër të pasura edhe me fibra. Ky ushqim me proteina të larta plotëson më së miri nevojat e fëmijës për një rritje të shëndetshme.

  • Konkretisht duhet të dini se një kupë thjerrëza përmban rreth 8 gr fibra. E dini se cfarë do të thotë kjo? Që fëmija juaj nuk do të ketë probleme me konstipacionin. Dhe nga ana tjetër edhe rreziku për peshë të madhe në periudhë afatgjatë do të reduktohet ndjeshëm.
  • Gjysëm kupe thjerrëza përmban 3.3 mg hekur. Ky mineral ka rëndësi të madhe të merret nëpërmjet ushqimit pasi nisur nga muaji 6 mbarojnë rezervat që ka pasur organizmi.
  • Tek thjerrëzat gjendet edhe mjaft zink. Ky i fundit ndikon në përmirësimin e sistmit imunitar të fëmijës.
  • Duke konsumuar thjerrëzat fëmija merr edhe kalcium që ndikon fuqishëm në shëndetin e mirë të kockave.
  • Në gjysëm kupe thjerrëza gjenden edhe 179 mikrogram folate. Këto të fundit bëjnë pjesë në familjen e vitaminave B të rëndësishme për formimin e qelizave të reja në trupin e fëmijës.

Thjerrezat, cilat janë më të mirat për fëmijën?

Sipas ekspertëve të ushqimit janë ato me ngjyrë të kuqe janë më të pasura me fibra, hekur dhe vitaminë B. nga ana tjetër treten më mirë gjatë zierjes duke u bërë në formë pureje.

Sa herë në javë duhet t’i konsumojë fëmija?

Sipas një studimi të kryer nga Harvard, fëmija mund të konsumojë thjerrëza dy herë në javë.