Nëse jeni kurioze për të mësuar se brenda jush po rritet një bebe apo jo testi i shtatzanisë do t’ju vijë në ndihmë. Bëhet fjalë për testin që kryhet me urinë dhe rezultati del pozitiv ose jo në varësi të pranisë së hormonit të shtatzanisë.

Hormoni Gonadotropina Corionica fillon të prodhohet një javë pas konceptimit.

Si kryhet testi i shtatzanisë për një rezultat sa më ekzakt?

Testi i zakonshëm që gjejmë në cdo farmaci është në gjendje të tregojë ekzistencën e një shtatzanie edhe 3-4 ditë para ciklit. Pra pa qënë e nevojshmë të prisni një vonesë të menstruacioneve. Janë shumë të sigurt por nuk garantojnë 100% saktësi.

Kur është momenti i duhur për të kryer testin e shtatzanisë?

Momenti më i mirë do të ishte mëngjesi kjo pasi urina e ka sasinë e hormonit më të përqëndruar. Por kjo nuk përjashton mundësinë e bërjes së testit edhe në një moment tjetër gjatë ditës. Këshillohet që të kenë kaluar të paktën 4 orë nga momenti i urinimit të mëparshëm.

Si kryhet testi i shtatzanisë?

Pasi keni mbledhur një sasi të caktuar të urinës në një kontenitor të pastër dhe të thatë ju mund të shtoni disa pika tek pjesa e treguar e testit. Më pas e vendosni testin në një sipërfaqe horizontale dhe e lini disa minuta në pritje të rezultatit përfundimtar.

Testi duhet të lihet 3-5 minuta të pushojë dhe më pas nëse një vijë del e kuqe rezultati është  negative. Nëse dy vija janë të kuqe, qoftë edhe të zbehtë rezultati është pozitiv.

Kur kryhet testi?

Edhe disa ditë para ciklit, por për më shumë siguri 5-7 ditë pas vonesës.