Temperatura e fëmijës mund të jetë e ulët ose e lartë, në varësi të gjendjes shëndetësore por edhe të aktivitetit që ai ka bërë gjatë ditës. Në përgjithësi temperatura e fëmijëvë duhet të jetë midis 36.5-37.5 gradëve. Nëse termometri shënon nën 36.5 gradë kemi të bëjmë me hipotermi.

Hipotermia konsiderohet gjendja kur temperatura e fëmijës është nën vlerat normale që duhet të jetë dhe seriozisht mund të jetë e rrezikshme. Në disa raste (edhe pse të rralla) shkakton vdekje.

Të njihemi me simptomat

Temperatura e ulët (hipotermia) mund të ketë simptomat e mëposhtme:

  • Rënie të oreksit;
  • Të qara;
  • Lëkurë të zbehtë dhe të ftohtë;
  • Vështirësi në frymëmarrje.

Cfarë të bëni nëse fëmija  e ka temperaturën e trupit të ulët?

Në këtë rast kemi të bëjmë me një problem serioz. Nëse nga temperatura e bebes bie qoftë edhe një gradë nën 36.5, përdorimi i oksigjenit rritet me 10%. Kjo gjë bën që organizmi të përjetojë stres.

Në disa raste mund të gjenerojë edhe vdekjen e fëmijës por është tepër i rrallë si komplikacion. Në momentin që shikoni se fëmija ka temperaturë të ulët duhet të përpiqeni të rrisni temperaturën e trupit duke e veshur më shumë. këtë mund ta bëni edhe duke e ngrohur me trupin tuaj, duke e mbështjellë me batanije dhe ndërkohë duhet të flisni menjëherë me mjekun. Mos harroni që trajtimi i hershëm edhe në këtë rast redukton ndjeshëm rrezikun e komplikacioneve.

Cilat janë rreziqet?

Temperatura trupore nën 36.5 gradë mund të shkaktojë tek fëmija

  • Infeksione;
  • Probleme të frymëmarrjes;
  • Crregullime në koagulimin e gjakut;
  • Humbjen e jetës.

Kujdes! Fëmijët pësojnë rënie të temperaturës më shpejt se të rriturit prandaj nëse vini re shenjat e mësipërme e masni menjëherë. Kini kujdes sidomos nëse fëmija ka lindur para kohe apo edhe me një peshë trupore të vogël. Këta fëmijë janë më të predispozuar të pësojnë hipotermi krahasuar me fëmijët e lindur “full-term”.