Shtatzane

Të jesh shtatzanë të bën më të ndjeshme, të bën shpesh herë të futesh në mendime dhe madje të “humbësh” mes tyre. shpesh shtatzania të bën të ndiesh frikë dhe ankth, megjithatë disa avantazhe sigurisht që i ka.

Të gjitha avantazhet e të qënit shtatzanë

  • Të jesh shtatzanë do të thotë të dukesh më e bukur. Flokët janë më të fortë, voluminozë, të butë dhe me shkelqim. Lëkura bëhët më e butë dhe me shkëlqim kjo falë hormoneve të shtatzanisë. gjoksi rritet dhe rrumbullakoset më shmumë. Të gjitha këto ndodhin vetëm në shtatzani!
  • Të jesh shtatzanë do të thotë të jesh në qendër të vëmendjes. Të gjithë kujdesen që të mos lodhesh dhe sforcohesh.
  • Te jesh shtatzane do te thote të krijosh edhe miqësi të reja. Kjo gjatë vizitave, klasave prenatale apo gjatë frekuentimit të jogës në rast se vendosni të shkoni.
  • Lumturia e të priturit një fëmijë gjatë shtatzanisë do t’ju bëjë të arrini pikën më të lartë të mirëqënies shpirtërore. Ndërkaq do të kaloni kohë të bukur duke blerë gjërat e bebes, duke rregulluar dhomën etj.
  • Të jeni shtatzanë do t’ju bëjë të ndiheni edhe mirë. në këtë fazë ushqyerja dhe stili i jetesës do të jenë më të shëndetshme prandaj do të vihet re edhe një mirëqënie e përgjithshme.

 

Si ka qënë per ju te qenit shtatzane? Cfarë problemesh keni pasur dhe si i keni kaluar? Lini komentin tuaj poshtë reklamave.