Tapioka është një lloj drithi që ka filluar prej kohësh të përdoret në ushqyerjen e fëmijëve të vegjël. Gjendet në formë mielli që mund të përgatitet në mënyra të ndryshme.

Tapioka në dietën e fëmijës

Tapioka këshillohet së tepërmi të përdoret në fillim të ushqyerjes së fëmijës. kjo pasi është lehtësisht e tretshme dhe nuk përmban gluten. Pra nuk është rastësi që e gjejmë në shumë kombinime tek ushqimet e fëmijës.

Gjithashtu ky drith nuk përbën rrezik për alergji apo intolerancë tek fëmija. Nuk përmban kolesterol dhe është e pasur me fibra. Pra fëmija nuk do të ketë probleme me konstipacionin pasi e ka konsumuar.

Përsa i përket peshës së fëmijës është një aleat shumë i mirë për ta bërë atë të shtojë më shumë. tapioka është një burim kalciumi, tepër i rëndësishëm për kockat, muskujt, nervat e trupit etj. Përmban folate, hekur dhe magnez. Duke qënë se është e pasur me karbohidrate dhe fibra e bën fëmijën  të qëndrojë i ngopur për një kohë më të gjatë. Kjo ul ndjeshëm mundësinë  e mbiushqyerjes tek fëmija.

Tapioka dhe misri, një kombinim shumë i mirë

Në më të shumtën e rasteve tapioka gjendet e kombinuar me misrin në mënyrë që të balancohen përbërësit që nevojiten në fillimet e ushqyerjes së bebes. Sic e dimë nga muaji i 4 me këshillën e mjekut mund të fillohet prezantimi i ushqimeve të para.

Tapioka ka shije të ëmbël dhe konsistencë xhelatinoze, cka e bën atë tepër të pëlqyeshme nga fëmijët e vegjël.

 Tapioke, mango dhe banane nga muaji i 6

Fruloni mangon dhe bananen. Ne nje tas shtoni 150-180 ml qumesht te ngrohte dhe 3-4 luge miell Tapioke Plasmon. Pasi masa eshte bere homogjene shtoni purene e frutave. Mund te perdoret si mesvakt gjate pasdites ose vakt darke.