para se të mendoni për të pastruar deri në imtësi tapetin tuaj duhet të lexoni këtë artikull, sepse bebi juaj do të zvarritet sipër tij apo jo? Epo nëse deri tani keni menduar  se pluhuri i tapetit dëmton fëmijen keni gabuar (ose me saktë kemi gabuar, sepse edhe unë njësoj si ju kam menduar le të tregohem realiste).

Ku bazohem unë ndërsa them diçka të tillë?

Ok, po jua tregoj. Duke qënë se në këtë periudhë problemet e frymëmarrjes tek fëmijët janë të shpeshta fillova të kërkoja se çfarë mjekët thonë në lidhje me uljen e rrezikut, me mënyrat e parandalimit, trajtimit etj. Dhe ashtu fare “rastësisht” lexova se sipas një studimi të kryer nga Universiteti “Purdue”  në Chicago, fëmijët që zvarriteshin do të ishin më pak të rrezikuar për të shfaqur probleme me astmën.

Shkencëtarët kishin treguar se nga studimi i kryer u mësua që gjatë zvarritjes fëmijët do të krijojnë në ajër një re pluhuri të përbërë nga baktere, polen, spore fungiale pra kërpudhore, etj të cilat depozitohen në pjesët e poshtme të aparatit të frymëmarrjes.

Dmth kjo gjë i bën fëmijët të forcojnë sistemin imunitar?

Mesa kuptova (dhe atë doja patjetër t’jua tregoja edhe juve), para se të shqetësohemi për të fshirë e larë mirë shtëpinë duhet të mendojmë se ndoshta edhe pluhuri nuk është edhe aq i keq.

Ky studim (por edhe disa të kryer më parë në vitin 2014) na tregojnë se kontakti i fëmijës me pluhurin, bakteret, kërpudhat, alergenët (përfshi edhe ato me prejardhje shtazore) mund të luajnë një rol domethënës në zhvillimin e sistemit imunitar të fëmijës.

Pra ai në këtë rast do të jetë më tepër i mbrojtur nga astma, alergjitë, shfaqja e temperatures etj. Një ambient steril nuk e lejon sistemin imunitar të fëmijës të forcohet dhe zhvillohet. Dhe ta mendosh që në shtëpinë time më shpejt nga të gjithë detergjentët harxhohet “Amuchina”, pra pastruesi me veti sterilizuese!

Epo mjaft u stresuam për të pastruar çdo gjë deri në detaje, mendoj se kjo gjë do të na bëjë të kalojmë më tepër kohë me fëmijët. Dmth paska dy efekte pozitive!

E lexuat kete artikull? Jua sugjeroj pasi shume femije e bejne!

Perse mbajtja e teshtimes tek femijet eshte e rrezikshme?