Supe

Për të gjithë familjen supë me kungull dhe kuinoa

Supë për 4 persona nevojiten:

  • 300 gr kungull i verdhë;
  • 1 kërcell selinoje;
  • 2 karrota;
  • ½ qepë;
  • 250 gr kuinoa;
  • 1 lugë e vogël xhinxher.

Supe me kungull dhe kuinoa, pergatitja

Pasi keni pastruar mirë e mirë perimet i zieni për 30 minuta në ujë. Më pasi largoni perimet nga lëngu dhe shtoni brenda lëngut të supës kuinoan. Ajo duhet të ziejë 15 minuta. Ndërkohë fruloni perimet dhe i shtoni tek kuinoa që ka zier. Sipas dëshirës në fund rregulloni me vaj ulliri dhe pluhur xhinxheri.

Cilat janë përfitimet e supës më sipër?

Xhinxheri është një erzë që ka veti të përmirësojë tretjen si edhe të qetësojë të përzierat sidomos në shtatzani. stimulon sistemin imunitar, mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Supën e mësipërme mund ta përdorni tek fëmijët mbi 1 vjec nëse do të shtoni xhinxherin.

Për cdo pyetje dhe paqartësi komentoni kërkësen tuaj poshtë reklamave.