Keni thitha të sheshtë? Atëherë mos u shqetësoni. Ju mund të ushqeni me gji pavarësisht kësaj. Mbani mend se është “ushqyerje me gji” dhe jo “ushqyerje me thitha”. Përsa kohë bebi fut në gojë një pjesë të mirë të gjirit, pra të areolës thithat e sheshtë apo të futur nga brenda nuk do të jenë një problem për procesin.

Si mund të ushqeni me gji nëse thithat janë të sheshtë?

chicco thitha

  • Gjatë shtatzanisë këshillohet të bëni masazh në zonën e thithave. Sidomos gjatë larjes në dush. Këtë mund ta bëni edhe gjatë ditës duke përdorur vajin e bajames apo një vaj tjetër të përshtatshëm për lëkurë delikate.
  • Nga ana tjetër mjekët këshillojnë edhe përdorimin e pompës së vogël të posacme për nxjerrjen e thithave. Mund ta gjeni në farmaci të firmës Chicco. Ju mund ta perdorni ate duke futur brenda zonen e thithit dhe me pas duhet te shtypni pjesen e siperme te pompes. Presioni i krijuar do te terheqe thithin duke e nxjerre jashte. Pas lindjes  mund të përdorni kete pompën te Chiccos disa herë gjatë ditës dhe kryesisht para gjidhënies. Një alternativë tjetër do të ishte përdorimi i kokave të silikonit po nga Chicco.
  • Gjithashtu mund te shtrydhni pak qumësht me duart tuaja para se të ushqeni me gji bebin. Kështu ai do ta kapë më lehtë gjirin.

Artikull i sponsorizuar nga Chicco Albania. Cdo produkt te gjidhenies mund ta gjeni tek dyqani Chicco. Adresa: Rruga Vaso Pasha Tirane. Si edhe ne cdo farmaci apo dyqan bebash.