Meghan Markle është shfaqur disa herë në publik pas lindjes së djalit të saj Archie. Por ndryshe nga Kate Middleton e cila u shfaq menjëherë në formë, Meghan ka zgjedhur të bëjë dicka ndryshe për veten e saj.

Meghan Markle i thotë “jo” palestrës dhe dietave

Kështu shprehet një prej eksperteve të oborit Mbretëror. Sipas Katie Nicholl Meghan nuk është duke vrapuar për të shkuar në palestër. E madje nuk është duke ndjekur as dieta gjatë gjidhënies. Meghan duket se e ka marrë shumë ngadalë procesin e humbjes së peshës pas lindjes, duke u kufizuar vetëm në kryerjen e disa ushtrimeve gjatë ditës.

Ajo zgjodhi këtë mënyrë “revolucionare” për të treguar se lindja e ndryshon trupin e femrës edhe pse kjo e fundit mund të jetë një personazh publik. Ajo shijon më tepër se palestrën kohën e kaluar me të birin. Normalisht dukesha është mbështetur për shembullin e mirë inkurajues që po jep tek nënat e reja. Kritikat nuk mungojnë, por e rëndësishme është që Meghan po përpiqet të japë një mësim që me të vërtetë është mëkat të kritikohet!

Për të gjitha nënat, jeni më të mirat në botë dhe shijojeni kohën me fëmijën. Kujdesuni për veten por pa e sforcuar veten. Gjithcka duhet të ndodhë në kohën  e duhur, dhe mbi të gjitha ndihuni mirë me veten në cdo moment.