Stimulimi dhe ndërveprimi janë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës. është e rëndësishme të stimuloni fëmijën tuaj duke i folur dhe duke luajtur me të. kjo vlen për të krijuar lidhje midis procesit së të mësuarit dhe qelizave të trurit. Por kujdes!

Stimulimi i tepërt ndikon në gjumin e fëmijës!

Stimulimi i tepër krijon crregullime në gjumë dhe madje mund të shkaktojë edhe ndryshim emocional. Pra ju duhet të kuptoni deri ku është limiti. Duhet të dini deri në cilin moment fëmija duhet të stimulohet nëpërmjet lojës me fëmijët. Deri kur duhet të ekspozohet në ambinetet me shumë zhurmë, dritë, aroma të forta, pajisjet teknologjike etj. Kjo varet nga fëmija.

Si të kuptoni që fëmija është stimuluar më tepër se c’duhet?

  • Ngjyra e lëkurës ndryshon. ajo bëhet e zbehtë ose e kuqe.
  • Fëmija fillon të ndryshojë lëvizjet.
  • Fillon të ndryshojë frymëmarrjen duke e bërë atë më të shpejtë.
  • Nëse stimulohet më tepër ai fillon të fërkojë sytë.
  • Fillon të mbulojë fytyrën me duar.
  • Fillon të largojë kokën nga ju nëse jeni afër.
  • Fëmija kur merr teper stimuli fillon të grindet dhe fillon të ndihet hiper aktiv.

Ju duhet të parandaloni stimulimin e tepërt nëpërmjet:

  • Mbajtjes nën kontroll të shenjave;
  • Programimit me orar të aktiviteteve;
  • Kryerjes edhe të pushimeve;
  • Dhe përfundimisht duhet të parandaloni stimulimin e fëmijës duke i thënë “jo” pajisjeve teknologjike.