Infeksion

Mund të ndodhë që zona e gishtit tek thonjtë e fëmijës të jetë e skuqur dhe acaruar si tek foto ilustruese. Në këtë rast kemi të bëjmë me infeksion në lidhje me të cilin do të japim informacionin përkatës në vijim.

Me cfarë infeksion kemi të bëjmë në këtë rast?

Këtë lloj infeksioni tek gishtat e fëmijës e shkakton bakteri Stafilokok. Ky i fundit konsiderohet përgjegjës edhe për shumë infeksione të tjera në lëkurë. Sipas statistikave mjekësore ky lloj bakteri prek më tepër fëmijët. Krahas infeksioneve në lëkurë Stafilokoku shkakton edhe infeksione si pneumonia, infeksione gastro-intestinale etj.

Si të parandalojmë?

Nëse fëmija juaj është prekur nga ky lloj infeksioni ju mund të merrni disa masa në mënyrë që gjendja të mos agravojë:

  • Lani shpesh duart e fëmijës duke përdorur një sapun medicinal;
  • I lani mirë duart sidomos pasi fëmija ka shkuar në tualet;
  • Pastrimi duhet të bëhet edhe para ushyqerjes;
  • Pastroni me kujdes duart edhe pas një gjakderdhje nga hunda;
  • Mos përdorni veshjet, peshqirët, shamitë dhe sende të tjera të një personi të infektuar tek fëmija;
  • Mbani plagën e gishtit të fëmijës si edhe lëkurën përreth shumë të pastër duke e fashuar derisa të shërohet;
  • Mbroni fëmijën nga dielli dhe pickimet e mushkonjave.

Trajtimi i infeksioneve të këtij lloji

Mjeku këtë rast e trajton zakonisht me antibiotik. Megjithatë edhe rikuperimi i fëmijës ndikohet nga sistemi imunitar që ka. nëse ai është i dobët infeksioni mund të shkaktojë pasoja serioze.