Skarlatina është një prej sëmundjeve enzematike më të përhapura tek fëmijët. Shoqërohet me temperaturë, të dridhura, dhimbje koke, dhimbje fyti dhe shpërthime lëkure. Për të evituar rrezikun e komplikacioneve në rast skarlatine këshillohet përdorimi i antibiotikëve.

Të njihemi me skarlatinën

Skarlatina është një sëmundje infektive që transmetohet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Shkaktohet nga bakteri streptokok.

  • Skarlatina është një sëmundje ngjitëse me origjinë bakteriale.
  • Më tepër nga skarlatina preken fëmijët në moshën shkollore sidomos gjatë muajve të dimrit.
  • Nëse fëmija është prekur nga skarlatina nuk krijon imunitet. Pra sëmundja mund të kthehet.
  • Periudha e inkubimit të skarlatinës mund të jetë nga 2-5 ditë duke filluar nga momenti i infektimit.
  • Si transmetohet? Skarlatina merret nëpërmjet rrugevë të frymëmarrjes me anën e pështymës. Nga kolla, teshtima etj.
  • Sa kohë pas marrjes sëmundja është ngjitëse? Zakonisht skarlatina është ngjitëse në fazën akute. Pas 24-48 orësh nga nisja e antibiotikut nuk është më.
  • Cilat janë simptomat e skarlatinës? Temperatura e lartë, dridhjet, dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe faring tepër i skuqur. Gjuha fillimisht vishet nga një shtresë e bardhë që më pas bëhet e kuqe. Pas 12-48 orësh në lëkurë shfaqen edhe pikat e kuqe që brenda 24 orëve mbulojnë gjithë trupin.
  • Acarimi i lëkurës zgjat zakonisht 3-4 ditë dhe më pas skuqja zbehet.
  • Ka rrezik për komplikacion? Nëse fëmija preket nga skarlatina në rastet më të rënda mund të rrezikojnë funksionimin e mirë të zemrës, veshkave, mëlcisë dhe artikulacioneve.
  • Si trajtohet? Me antibiotikë dhe përgjithësisht përshkruhet nga mjeku amoksicilina.
  • Kur fëmija mund të kthehet në shkollë pasi është prekur nga skarlatina? 24-36 orë nga marrja e antibiotikut mund të kthehet pa problem në shkollë.

Burimi i këtij materiali: Spitali pediatrik “Bambino Gesu”