Përpiqemi të qetësojmë të qarat e tij dhe të ndjekim hap pas hapi zhvillimin, përpiqemi ta mborjmë nga gjithçka dhe gati kthehemi në një roje personale. Por a mundemi ta mbrojmë sistemin e tij imunitar nga bakteret dhe viruset?

Camille Sabella, drejtuese e “Center for Pediatric Infectious Diseases Cleveland Clinic” shprehet se është tepër me rëndësi që të kujdeseni për të mbrojtur beben nga bakteret dhe viruset gjatë javëve të para pas lindjes. Ajo thekson se sistemi imunitar i të porsalindurit nuk është maturuar si duhet deri në muajin e 2-3 pas lindjes.

Gjatë atyre muajve sistemi imunitar nuk është në gjendje të luftojë agjentët e jashtëm si bakteret dhe viruset por nga ana tjetër sistemi imunitar i nënës i ka dhënë atij përmes placentës mjaftueshëm antitrupa për ta ndihmuar, të cilat qëndrojnë aktive gjatë javëve të para pas lindjes. Pra kjo e ndihmon fëmijën të mbrohet në njëfarë mënyre, duke theksuar se edhe gjidhënia luan një rol shumë të rëndësishëm.

Si të kujdesemi për beben?

  • Limitoni kontaktin me njerëzit që nuk i njihni mirë dhe i kërkoni vizitorëve të lajnë duart para se të prekin bebin.
  • Kujdes nga temperatura. Nëse ajo rritet duhet të flisni menjëherë me mjekun.

Mund t’ju interesoje edhe:

A ka faj nena nese femija semuret shpesh?

Per cfare ka nevoje nje bebe premature?

Ciljeta Xhilaga, gabimi qe bejne nenat shqiptare

Ju vijne ne ndihme keto informacione? Keni nevoje per nje informacion te vecante ne lidhje me nje problem qe keni? Mund t’ju vijme ne ndihme edhe me shume se kaq mjafton te beheni pjese e portalit tone duke u regjistruar. Regjistrimi mund te behet ne faqen kryesore KLIKO KETU: Bota e Gruas dhe duke shtypur vetem LOGIN WITH FACEBOOK. Gjithashtu regjistrimi mund te kryhet edhe nepermjet adreses tuaj te emailit. Te gjitha te dhenat tuaja jane te mbrojtura dhe ne llogarine tuaj do te keni akses vetem ju. Regjistrimi sherben per te krijuar nje grup perdoruesish te rregullt te cilet mund te shfrytezojne ne cdo kohe jo vetem artikujt e postuar por edhe te kerkojne nje sipas nevojes. Gjithashtu kane te drejte te kerkojne dedikime me foto per femijet si edhe mund te futen ne biseda me nenat e tjera ne menyre direkte. 

Per cdo paqartesi ju lutem na pyesni. Se bashku per te ndihmuar me shume njera tjetren. Me shume dashuri Bota e Gruas.