Pap testi eshte procedure per te testuar ndryshimet canceroze te qafes se mitres. Perfshin marrjen e qelizave prej qafes se mitres, ne siperfaqen e jashtme te saj, na kanalin e qafes se mitres si dhe muret e siperme te vagines.

Perse behet pap testi? 
Pap testi perdoret per depistimin e kancerit te qafes se mitres. Behet gjate nje vizite gjinekologjike ne te gjitha grate qe kane kryer marrdhenie sexuale Ne grate mbi 30 vjec mund te kryhet bashkarisht dhe testimi per human papiloma virus.

Kush duhet te bej pap test? 
Rekomndohet qe ky egzaminim te behet rreht moshes 21 vjec, cdo 2 vjet ose te pakten 2 vjet pas fillimit te marrdhenieve sexuale nese jane me te hershme, por ne prani te faktoreve riskues mund te behet me shpesh, pavaresisht moshes.

Cilet jane faktoret riskues?
• Prania e qelizave prekanceroze ne testin e meparshem
• Ekspozimi ndaj diethylstilbestrol (DES) para lindjes
• infexioni HiV
• Sisetm imun i dobesuar si rezultat i perdorimit te kortizonikeve, kimioterpi, apo transplant te organeve

Rekomandimet sipas organizatave te ndryshme:

Mosha ACS ACOG USPSTF
21 deri 29 Cdo dy vjet nese  behet me metoden  liquid-based ose cdo vit me metodent konvecioanale Cdo 2 vjet Se paku nje ne cdo 3 vjet
Mbi  30 Cdo 3 vjet nese  rezultati eshte negative Cdo 3 vjet nese  rezultati eshte negative Se paku njene cdo tre vjet


Kur mund te pushohet marrja e pap testi? 

• Pas hysterectomies totale: nese mitra heqet totalisht se bashku me qafen e mitres nese behet per semundje jo kanceroze ne moshte mbi 55 vjec mund te zgjidhet opsioni i mosberjes se pap testit. Por nese kjo nderhyrje behet per gjendje precanceroze apo kanceroze duhet vazhduar marrja e tij ne menyre te vazhdueshme.
• Moshat e vjetra. Per grate mbi 70 vjec nese kane te pakten 3 papteste negative ne 10 vjecarin e fundit mund te nderpritet marja e pap testit. Por nese gruaja eshte seksualisht active ajo do te vazhdoj marjen rutine.

Pap testi eshte nje mjeti depistimi i sigurt per kancerin e qafes se mitres. por egziston mundesia e marjes se rezultateve fals negative (prani te qelizave anormale ).
Faktoret qe ndikojne ne kete rezultat jane
• Marrja jo e duhur e qelizave
• Numer i vogel qelizash anormale
• Prani e qelizave inflamatore apo e gjakut ne materialin e marre.

Cila eshte pergatitja
• Te shmanget marredheniet sexual, dushi vaginal apo perdorimi i medikamentve vaginal si dhe, spermicideve te pakten 2 nete para marje. Duhet progrmuar marja e tij menjhere pas mbarimit te ciklit menstrual

Si merret Paptesti
Marrja behet ne kabinetin gjenekologjik dhe zgjat pak minuta. Meret gjate nje egzminimi gjinekologjik e shtrire ne krevatin gjenekologjik: pasi vendoset spekulumi ne vagine per te larguar muret vaginale duke bere me mire te dukshem qafen e mitres. Me pas meret material me ane te nje spatule druri nga muret vaginal dhe nga siperfaqja e jashtme e qafes se mitres, si dhe me ane te nje furceze te holle material nga kanali i qafes se mitres. Kjo procedure nuk eshte e dhimbshme. Vendosja e spekulumit mund te jap ndjesin e presionit ne fundin e barkut, dhe rralle nese ka infeksion apo inflmacion mund te kete gjakosje te lehte. Materiali i marre fixohet me solucion te caktuar dhe tranferohet ne laborator per t iu nenshtruar proceduarve te tjera te ngjyrimit dhe parjes ne mikroskop prej mjekut anatom-patolog.

Rezultati

Normal
Nese ne egzminimin mikroskopit te materiali shihen vetem qeliza normale atehere rezulatit quhet negativ dhe nuk ka nevoje per egzaminime te tjera.

Anormal 
Nese gjate egzminimit mikroskopik jane pare qeliza jo nomale apo qeliza jo te zakonshme atehere rezultati quhet pozitiv. Ka disa mundesi:
• Qeliza skuamoze me domethenie te papercaktuar (ASCUS).
Qeliza skuamoze jane qeliza te sheshta te holla qe mbulojne qafen e mitres normale. Ne rast Ascus keto kane psuar ndryshime qe nuk jane te qarte per gjendje precanceroze por qe duhet perjashtuar prania e virusit HPV. Nese del negative per kete virus rekomandohet perseritja pas nje viti.
• Demtime Skuamoze intraepithelial.
Ky percakton pranin e qelizave prekanceroze. Nese ndryshimet jane te grades se ulet, atehere permasat, forma dhe karakteristika te tjera te qelizave tregojne demtime prekanceroze, cka do te thote qe duhen shume vite per tu shnderruar ne kancer. Por nese ndryshimet jane te grades se larte ka shume shance per tu bere kancer se afermi, cka kerkon egzminime te tjera shtese.
• Qeliza glandular atipike.
Qelizat glandular (gjendrore ) prodhojne mucus dhe veshin kanalin e qafes s emitres. Nese ato duken anormale duhen bere egzminime te tjera per te percaktuar burimin dhe domethenien e tyre. • Kanceri Skuamoz ose adenocarcinoma. “Squamous cell cancer” tregon qe kanceri e merr origjinen nga qelizat e sheshta siperfaesor te qafes se mitres apo te mureve te vagines.
“Adenocarcinoma” tregon qe kanceri e merr origjinen nga qelizat gjenderore qafes s e mitries.

Nese pap testi eshte jonormal atehere duhet bere colposkopi per te pare ne menyre te zmadhuar qafen e mitres, vaginen dhe vulven dhe per te marre biopsy ne zonat jo normale.

Informacioni marre nga faqja zyrtare e mjekes gjinekologe Kozeta Mustafaraj.