Me epiziotomi do të kuptojmë plagën që shkaktohet nga prerja në zonën mes anusit dhe vaginës gjatë lindjes natyrale. Hapja realizohet për të nxjerrë fëmijën jashtë trupit të nënës.

Për të lehtësuar dhimbjet apo kruajtjet e zonës vaginale këshillohet:

  • Të aplikohet akull nga jashtë zonës së plagës së epiziotomisë. Kjo redukton fryrjen dhe dhimbjet.
  • Gjatë urinimit mund të hidhni ujë të ngrohtë në zonën vaginale për të evituar/reduktuar në njëfarë mënyrë problemet në zonën në fjalë.
  • Mund të përdorni një pomadë lehtësuese me rekomandim të mjekut.
  • Duhet të pushoni. Shtrihuni në një anë në mënyrë që të lehtësoni presionin e ushtruar në plagën e epiziotomisë.
  • Mbani pastër zonën vaginale. Kujdes mos e fërkoni me peshqir gjatë fshirjes pjesën e epiziotomisë por e thani me kujdes.
  • Konsumoni një dietë të pasur me fibra dhe pini shumë ujë në mënyrë që edhe defekimi të jetë me i lehtë.