Fruthi është një sëmundje tepër ngjitëse. Për të është shkaktar një virus i quajtur Paramyxovirus. Fruthi shoqërohet me shpërthime në lëkurë të ngjashme me ato që shkakton rubeola dhe skarlatina. Megjithatë simptomat e fruthit janë lehtësisht të dallueshme nga dy sëmundjet e tjera.

Cfarë ndodh para vaksinimit kundër fruthit?

Nëse fëmija preket nga infeksioni para vaksinimit infeksioni paraqet rrezik të madh. Sidomos në moshë të vogël. Të mos harrojmë se deri në vitet ’80 regjistroheshin rreth 1 milion të vdekur. Shkaktar ishte pikërisht fruthi.

Fruthi, simptomat dhe transmetimi

Ndër simptomat më të qarta të fruthit përmendim shfaqjen e skuqjeve në lëkurë kryesisht në fytyrë. Më pas ajo përhapet në gjithë trupin dhe shfaqet kryesisht 3-5 ditë pas infektimit. Para kësaj do të shfaqen edhe shenja të tjera dalluese të fruthit si rrufa, dhimbja e fytit, kolla, gjendje e përgjithshme jo e mirë, temperaturë shumë e lartë që mund të shkojë edhe mbi 40 gradë. Fëmija i prekur nga fruthi shfaqet i lodhur, ka ndjeshmëri ndaj dritës, mungesë oreksi, konjuktivit etj. Pas 2-3 nga dalja e simptomave të para të fruthit mund të shfaqen edhe disa pika të bardha në gojën e fëmijës.

Sa zgjat?

Zakonisht 10-12 ditë zgjat periudha e inkubimit dhe simptomat zgjasin rreth 7-10 ditë. Fruthi është një sëmundje tepër ngjitëse dhe transmetohet nëpërmjet ajrit. Mund të mjaftojë një teshtimë apo kollitje për ta tranmsetuar tek dikush tjetër. Para se të shfaqet skuqja e lëkurës duhet të kalojnë 4 ditë nga infektimi.

Si të veproni nëse dyshoni se fëmija është prekur nga fruthi?

Duhet të flisni menjëherë me mjekun. Ai do të bëjë diagnostikimin e fruthit tek fëmija.