Për shëndetin e mirë të fëmijës dhe gjithë familjes është e rëndësishme të përdoret vaj ulliri cilësor. Më poshtë do të gjeni karakteristikat që do t’ju bëjnë një eksperte të vërtetë në njohjen e tij.

Si ta kuptojmë kur kemi të bëjmë me vaj ulliri cilësor?

Shija:

  • Duhet të lëshojë një shije disi të hidhur në pjesën e poshtme të gojës;
  • Në disa raste mund të ketë edhe shije pikante nëse është prodhuar në fillim të periudhës së mbledhjes së ullinjve.

Ngjyra mund të jetë:

  • Jeshile;
  • E verdhë.

Paketimi

Vendi ku vaji ruhet luan një rol tepër të rëndësishëm në përcaktimin e cilësisë së vajit. Ai ruhet në shishe të errëta të cilat nuk e bëjnë të humbë vlerat për shkak të rënies në kontakt me dritën.

Temperatura optimale për ruajtjen e tij do të ishte nga 10-18 gradë. Temperatura duhet të jetë konstante.

Mbani larg tavolinës tuaj vajin e ullirit nëse:

  • Ka shijen e ullinjve të papastruar apo shijen e tokës;
  • Ka shijen e ullinjve tepër të pjekur;
  • Ka shije të çuditshme e cila mund të jetë shkaktuar nga zhvillimi i larvave të krimbave tek ullinjtë;
  • Ka shije metali. Tregon se ka qënë për një kohë të gjatë në kontakt me sipërfaqet metalike.
  • Ka shije llumi. Tregon se ka ngelur shumë kohë në kontakt me llumin gjatë dekantimit.

Nga muaji i 6 mund të filloni të përdorni vajin e ullirit edhe në puretë e bebes tuaj.

Facebook Comments