Helmimin

Helmimi nga ushqimi mund të jetë një eksperiencë e pakëndëshme për këdo, dhe bëhet edhe më e rrezikshme ndërsa prisni një fëmijë. Në rastin e helmimit ju mund të keni marrë përmes ushqimit një bakter, virus ose toksinë e cila ka shkatuar të vjella dhe diarre.

Të parandalojmë helmimin nga ushqimi në shtatzani

  • I lani mirë dhe me kujdes frutat apo perimet që do të konsumoni nëse doni të evitoni helmimin në shtatzani.
  • Ndiqni një higjenë të mirë bazike. Nënkupton evitimin e helmimit duke larë duart para dhe pas ushqimit, pasi keni shkuar në banjo si edhe pasi keni ndërruar bebelinën e fëmijës. Normalisht e njëjta gjë edhe pasi keni prekur qenin apo macen.
  • Kujdes me ushqimet që nuk janë të pasterizuara. Evitoni edhe djathin e butë. Tek këto ushqime helmimin mund ta merrni nga bakteri Listeria.
  • Evitoni cdo lloj ushqimi të pagatuar mirë, si edhe mishinin, salcicet, proshutën, etj.
  • Kujdes me datat e skadencave! Kjo vlen për cdo lloj ushqimi apo salce që do të përdoret në kuzhinë.
  • Vendosni gjithnjë në frigorifer ushqimet nëse doni të evitoni helmimin. Mos lini asnjë ushqim për më tepër se dy orë në temperaturë ambienti. Në verë duhet t’i fusni menjëherë në frigorifer për të reduktuar rrezikun e helmimit.
  • I mbani sendet e ndara në kuzhinë. Thika që preu mishin e pagatuar nuk duhet të presë bukën e me radhë. Gjithashtu që të evitoni helmimin e ushqimit duhet që edhe ushqimet e pagatuara të mos përzien me të gatuarat. Lajeni mirë pjatën ku qëndronte mishi i pagatuar para se ta përdorni për një ushqim tjetër.

Për të evituar helmimin kujdes nga:

  • Brumi i papjekur;
  • Brumi i kekut apo biskotave;
  • Embelsira Tiramisu;
  • Vezët sy;
  • Salcat me përmbajtje veze që ndodhen në sallatë;
  • Akulloret artizanale.