Fëmijët duhet të ushqehen në mënyrë të shëndetshme, por kjo jo gjithmonë arrihet. Dhe në disa raste janë prindërit që bëjnë disa gabime të cilat ndikojnë në mënyrë negative tek fëmija. Dhe përgjithësisht vështirësitë më të mëdha që prindërit hasin në ushqyerjen e fëmijës është periudha midis vitit të parë dhe të tretë të jetës.

Si të edukoni fëmijët të ushqehen në mënyrë të shëndetshme?

  • Kujdes me mënyrën si e prezantoni ushqimin tek fëmija. Ai nuk duhet ta perceptojë atë si të padëshiruar. Prandaj mos insistoni shumë që ai të hajë një pjatë të caktuar. Dhe mbi të gjitha mos i ofroni shpërblim me qëllim që ai të hajë një ushqim. në këtë mënyrë ai do të dyshojë në shijen që receta ka.
  • Përqëndrohuni tek sjelljet pozitive të fëmijës. përmendni më tepër rastet kur fëmija ha mirë ushqim. në mungesë të vëmendjes ai nuk do ta përsërisë më atë.
  • Mos insistoni shumë por as mos u dorëzoni për shembull nëse fëmija nuk dëshiron të hajë supën me perime. Ju ofrojani ushqimin dhe nëse refuzon hiqni dorë për momentin duke provuar në një moment tjetër.
  • Kini parasysh shijet e tij sa herë gatuani. Ai ka plotësisht të drejtë të refuzojë të hajë një ushqim të caktuar.
  • Hani ushqim gjithmonë bashkë. Ai do të marrë zakone të shëndetshme në të ushqyer duke parë atë që edhe ju në familje bëni.
  • Nëse është në fillimet e ushqyerjes e lini të eksplorojë me ushqimin. Nëse i jepni një lugë silikoni në dorë ai do ta marrë procesin si një lojë të pëlqyeshme.
  • Ja bëni ushqimet interesante. Provoni të bëni figura të ndryshme në pjatat e fëmijës. Ai me siguri do ta hante më tepër karrotën nëse do të mendonte se në të vërtetë ajo ishte “hunda” e maces apo qenit.
  • Kujdes edhe me orën në të cilën ofroni ushqimin e fëmijës. Zgjidhni momentin kur ai është më tepër i qetë, i lumtur dhe ka uri.
  • I ofroni sasi të vogla të një ushqimi të ri, duke e shoqëruar atë me ushqime që tashmë fëmija i ha me dëshirë.