Sekrecioneve

Duke vëzhguar konsistencën e sekreconieve vaginale ju mund të gjurmoni shumë thjesht edhe ditët fertile. Këtë mund ta bëni duke vëzhguar letrën higjenike në tualet ose nëpëmjet strishove që vendosen brenda vaginës.

Këshilla për të dalluar ditët fertile nëpërmjet sekrecioneve vaginale

  • Forma e sekrecioneve vaginale është e ngjashme me një ngjitës.

Në këto ditë mund të ndieni rrjedhje të sekrecioneve të tilla në zonën e mbathjeve. E madje edhe tek letra higjenike që keni përdorur pas urinimit. Sekrecionet në formë ngjitësi e bëjnë të vështirë spermën të kalojë për të fekonduar vezën. Për pasojë kjo forme e sekrecioneve e bën të vështirë edhe ngjizjen e fëmijës.

  • Sekrecionet janë në formë kremoze.

Edhe në këtë rast mundësia për të ngelur shtatzanë është e ulët duke qënë se vështirësohet kalimi i spermës në brendësi. Ngjyra e rrjedhjeve vaginale në këtë rast mund të jetë e verdhë ose e bardhë. I ngjan së tepërmi një locioni që përdorim në trup përsa i përket trashësisë.

  • Sekrecionet janë të tejdukshme dhe në formë uji.

Në këtë rast sperma rreshket mirë në cerviks por nuk konsiderohet si momenti më i mirë për të arritur një shtatzani. Këshillohet të pritet deri në momentin kur forma e sekrecioneve i ngjan të bardhës së vezës.

  • Sekrecionet i ngjajnë të bardhës së vezës.

Në këtë moment ju jeni në periudhën më të mirë për të ngelur shtatzanë. Kjo formë e sekrecioneve do të mundësojë një rrëshkitje më të mirë të spermës në brendësi të cerviksit.