Si mësojnë fëmijët të flasin? A është e folura një aftësi e lindur tek njeriu? Sipas psikologëve Freddy Jackson Brown dhe Nic Hooper një përgjigje ekziston edhe në lidhje me këtë.

E folura është aftësi e lindur apo e fituar gjatë jetës?

Pjesa më e madhe e fëmijëve fillojnë të flasin rreth moshës 2 vjecare. Me kalimin e muajve fillojnë normalisht të përvetësojnë më tepër fjalë të reja. Sipas psikologut të Harvard B.F.Skinner pjesa më e madhe e aftësive të njeriut mësohen gjatë jetës. Dhe në rastin konkret edhe fëmija e mëson të folurin pasi ka ardhur në jetë.

Sipas Skinner organizmi i njeriut përshtatet me ambientin që e rrethon gjatë jetës. Dhe sipas teorive të mëvonshme ka pasur plotësisht të drejtë.

E folura mësohet dhe është një aftësi që e fiton vetëm njeriu. Por normalisht që kjo të ndodhë nevojiten edhe stimujt e duhur. Me kalimin e kohës fëmija do të jetë në gjendje edhe të aplikojë stimulin që ka marrë. Kështu fillon të shqiptojë fjalët të cilat i ka dëgjuar shpesh nga ju.

Prandaj mos ngurroni të stimuloni fëmijën tuaj nëpërmjet leximit, përrallave, lojës, shqiptimit të fjalëve në mënyrën e duhur, pa shkurtime.