Me siguri jo vetëm i bukur! Pra të tjera karakteristika krahas ngjyrës së bukur apo figurave interesante, biberoni perfekt do të ishte ai që do të kishte karakteristikat e mëposhtme.

Plastik apo qelq?

Dhe para së gjithash duhet të sqarojmë njëherë e mirë pjesën e problematikës së sigurisë që ofrojnë biberonat plastikë. Nëse kohë më parë konsideroheshin jo të përshtatshëm për fëmijën dhe gjithë vemendja e prindërve shkonte drejt biberonave të qelqit tani lajmi i mirë është se biberonat plastikë janë të sigurt.

Nga të dhënat e FDA (Food and Drug Administration) të vitit 2012 rezulton se biberonat nuk kanë në përmbajtje BPA. Pra nëse ai lexon BPA free atëherë mund ta përdorni pa problem tek fëmija. Zakonisht Bisfenoli është përdorur për ta bërë plastikën më rezistent.

Shihni foto-galerine per te pare disa nga produktet Bibi

 

                                                Dhe Bibi është i duhuri!

Përse? Mendoni ndoshta “cfarë i bën të vecantë biberonat Bibi”?

Cilësia mbi të gjitha! Siguria e fëmijës mbi të gjitha! Biberonat Bibi përbëhen nga qelqi, poliamidi (PA) ose polipropileni (PP), pra nuk përmbajnë substanca të dëmshme për fëmijën. Nëse më parë përdorej BPA për të bërë rezistent një biberon, tashmë përdoret PA dhe PP për të mundësuar ruajtjen e tij nga dëmtimet e zierjes apo nga thyerjet. Të mos lemë pa përmendur edhe dizenjon e vecantë që sic e shihni më poshtë është unike!

E mbi të gjitha bebi nuk duhet të thithë ajër pafund, pra Bibi do të thotë aspak kolika!

Duhet të dini se gjatë pirjes me biberon fëmija duhet të thithë më fort duke futur në bark kështu edhe shumë ajër. Por me thithat e biberonave Bibi fëmija nuk e bën këtë falë valvulës që nuk lejon kalimin e ajrit duke e bërë njëkohësisht thithjen edhe më të lehtë. Pra fëmija për pasojë do të ndihet më mirë!

Ju ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë se Bibi ka një vecanti edhe tek biberonat fallco!

Dy vrimat e cucove sigurojnë frymëmarrjen e mirë të fëmijës edhe në rast se fëmija e fut të gjithin në gojë. Prandaj atje nuk duhet të vendosni kurrë fjongo apo rripa që mbajnë biberonin tek veshja e fëmijës. E jo vetëm biberoni por edhe cucoja është e pasur me valvul që mundëson qëndrimin e butë dhe elastik në gojën e fëmiës, që do të thotë dhëmbët përballen me një rezistencë më të vogël dhe pështyma nuk qëndron brenda biberonit.

Mos mendoni se biberoni mund të gëlltitet nga fëmija! Ai është bërë me formë të tillë (sipas normave EN 1400) e cila mundëson ndalimin e futjes së biberonit deri në fyt. E mbi të gjitha ashtu sic e shpjeguam më sipër, biberonat Bibi janë të pajisura me sistem të tillë që edhe nëse fëmija e fut të gjithin në gojë është në gjendje të marrë frymë lirisht, prandaj në të tilla raste mund t’ja nxirrni nga goja me qetësi pa u alarmuar.

E ndoshta e keni pyetur veten, si është më mirë të zgjidhni një biberon fallco me apo pa unazë para?

Atëherë duhet të dini funksionin që ka unaza. Gjatë ditës ajo është e përshtatshme në mënyrë që bebi ta heqë dhe ta vendosë sipas dëshirës duke mundësuar kështu edhe vendosjen e zinxhirit kapës. Gjatë natës është më mirë që biberoni të jetë pa unazë në mënyrë që të mos e bezdisë fëmijën tek hunda. Dhe Bibi mundëson të dyja llojet e biberonave, me edhe pa unazë.

Si mund t’i sterilizoni?

Natyrish ne menyre teper ekonomike dhe te sigurt. Shihni videon me poshte

Ku mund t’i gjeni? Mjafton të kontaktoni me Hollebabyalbania në Instagram për t’ju treguar pikën më të afërt, dhe për Durrësin mund të na shkruani në faqen tonë.

Facebook Comments