Muajt e shtatzanise sipas javeve

Nëse jeni shtatzanë dhe keni vështirësi apo paqartësi në llogaritjen e muajit duke u bazuar tek javët, atëherë lexoni më poshtë.

Muaji i parë: Fillon nga dita e parë e menstruacioneve të fundit deri në javën 4+3 ditë;

Muaji i dytë: Fillon në javën 4+4 ditë deri në 8 javë+5 ditë;

Muaji i 3: Nga java 8+ ditë deri në 13+1 ditë;

Muaji 4: Fillon nga java 13+2 ditë dhe mbaron në 17+4 ditë;

Muaji 5: Nga java 17+5 ditë dhe përfundon në 21+6 ditë;

Muaji 6: Fillon në javën 22 dhe përfundon në 26+2 ditë;

Muaji 7: Nis nga java 26+3 ditë dhe përfundon në javën 30+4 ditë;

Muaji 8: Nis nga java 30+5 ditë dhe përfundon në 35 javë;

Muaji i fundit i shtatzanisë nis nga java 35+1 ditë dhe mbaron në 40 javë.