Cfarë është shtatzania jashte mitre?

Shtatzania është ektopike kur ajo zhvillohet jashtë mitrës. Shtatzania ektopike është një situatë e rrezikshme për jetën e pacientes nqs nuk diagnostikohet në kohën e duhur.

Cilat janë llojet e shtatzanisë jashte mitre?

Llojet e shtatzanisë jashte mitre jane:

  • Shtatzani tubare – kur shtatzania zhvillohet në tubin e Fallopit;
  • Shtatzani abdominale – kur shtatzania zhvillohet në kavitetin abdominal;
  • Shtatzani cervikale – kur shtatzania zhvillohet në qafën e mitrës;
  • Shtatzani ovariane – kur zhvillohet në vezore.

Pse është e rrezikshme një shtatzani jashtë mitre?

Cdo lokalizim jashtë mitrës nuk mund të suportojë zhvillimin e shtatzanisë. Vjen një moment që shtatzania jashtë mitre rritet deri në atë pikë sa të shkaktojë rupturë të organit ku rritet (psh të tubit). Kjo shkakton hemorragji të brendshme e cila po nuk u diagnostikua në kohë shkakton vdekjen e pacientes.

Cilat janë shkaqet që favorizojnë një shtatzani ektopike?

Në shumicën e shtatzanive, veza e fertilizuar kalon përmes tubit të fallopit për të arritur në brendësi të kavitetit të mitrës. Cdo factor që pengon ose vonon këtë kalim shkakton barrë jashtë mitre (ektopike). Ndër faktorët që shkaktojnë barrë jashtë mitre përmenden:

  • Endometrioza.
  • Të paturit e një shtatzanie tjetër ektopike në të kaluarën
  • Aderencat që mund të krijohen pas një apendiciti akut
  • Aderencat që mund të krijohen pas operacioneve të ndryshme në të kaluarën (mbi vezore, tuba, mitër etj)
  • Anomalitë e lindura të organeve të brendshme genitale të femrës
  • Një embrion anormal në shumë raste implantohet jashtë mitrës.
  • Infeksionet genitale si psh Sëmundja inflamatore pelvike.

Ndër situate që favorizojnë një shtatzani jashtë mitre janë:

  • Mosha e femrës > 35 vjece.
  • Dispozitivi intrauterin (DIU, Sterileja, spiralja)
  • Femrat që kanë shumë partner seksualë.
  • Në raste shumë të rralla edhe fertilizimi in vitro apo inseminimi intrauterin.

Cila nga shtatzanitë ektopike është me e shpeshta?

Lokalizimi më i shpeshtë për shtatzanitë jashtë mitre është tubi i fallopit. Për këtë arsye edhe barra jashtë mitre quhet me sinonimin barrë tubare.

Cilat janë shenjat e një barre jashtë mitre?

Paciente mund të shfaqin të njëjtat simptoma si ato të fillimit të cdo shtatzanie. Këtu përmendim:

  • Nauze dhe të vjella;
  • Dhimbjet e gjoksit;
  • Hemorragji uterine;
  • Dhimbje beli;
  • Dhimbje në formë shtrëngimesh në njërën anë të fund barkut;
  • Vonesën e menstruacioneve.
Në rastet kur shtatzania ektopike ka bërë rupturë dhe hemorragji të brendshme, kemi shenja më alarmante:
  • Gjendje të fikti
  • Debulesë
  • Tenezma (ndjenjë defekimi)
  • Rënie të tensionit
  • Dhimbje në shpatull
  • Dhimbje të fortë, të mprehtë në fund të barkut.
  • Humbje ndjenjash
Cfarë analizash mund të ndihmojnë në diagnozën e saktë dhe të hershme të barrës jashtë mitre?
  • Vizitë gjinekologjike;
  • Ekografi transvaginale;
  • Test shtatzanie në urinë;
  • Dozimi i beta-hCG në gjak.

Në përfundim të këtyre analizave dhe ekzaminimeve mjeku gjinekolog mund të diagnostikojë një barrë jashtë mitre.

Si trajtohet barra jashtë mitre?

Barra jashtë mitre është e rrezikshme për jetën e nënës. Barra jashtë mitre nuk mund të zhvillohet deri në term. Për këto arsye ajo duhet hequr në mënyrë që të shpëtohet jeta e shtatzanës.

  • Në rastet kur barra jashtë mitre është diagnostikuar shumë herët ajo mund të trajtohet me anën e injeksioneve me metotrexat.
  • Në rastet kur është disi më e avancuar ajo duhet të hiqet përmes kirurgjisë. Interventet kirurgjikale që nevojiten në këtë rast janë kirurgjia e hapur (laparotomia) dhe ajo e mbyllur apo minimalisht invasive (laparoskopia). Në të dyja modalitetet kryhet heqja e tubit të dëmtuar së bashku me barrën jashtë mitre. Në raste të rralla mund të jetë e mundur edhe të tentohet për shpëtimin e tubit.
  • Në rastet kur barra jashtë mitre ka bërë rupturë dhe hemorragji interne atëherë paralelisht me përgatitjen për ndërhyrje kirurgjikale urgjente duhet të kryhet edhe transfuzioni i gjakut tek pacientja për të minimizuar sasinë e gjakut të humbur me anën e hemorragjisë së brendshme.

Sa zgjat qëndrimi në spital pas kirurgjisë?

  • Kjo varet nga lloji i kirurgjisë dhe nga fakti nëse ka apo jo hemorragji të brendshme. Nqs është kryer laparoskopi dhe nuk ka ose ka shumë pak hemorragji të brendshme, atëherë qëndrimi është vetëm 24 orë. Në rastet e tjera është 3-4 ditë.

Cilat janë pasojat mbi fertilitetin?

  • Nqs tubi tjetë është i kalueshëm, atëherë shumë femra mund të arrijnë shtatzaninë më pas. Por, për fat të keq, një pjesë e mirë e pacienteve që bëjnë barrë jashtë mitre kanë probleme që dëmtojnë të dy tubat dhe për rjedhojë mund të vijnë sërish në spital me barrë jashtë mitre në tubin tjetër pas njëfarë kohe. Kur të dy tubat dëmtohen atëherë shtatzania është e mundur vetëm përmes fertilizimit in vitro.
  • Per me teper informacione na ndiqni edhe ne faqen tone te facenook –>Bota e Gruas

 

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

1 × five =