Më falni miket e mia por shtatzania nuk është edhe aq e lehtë! Edhe pse është periudha më e bukur e jetës për ne femrat ka shumë momente të vështira me të cilat do të përballeni. Gjatë ciklit 9 mujor do të ndodhin shumë gjëra “të cuditshme” në trupin tuaj dhe kjo kryesisht për shkak të ndryshimit hormonal.

Shtatzania, 7 shqetësimet më të shpeshta

  • Të vjellat e mëngjesit.

60% e femrave përjetojnë këtë problem. Disa nëna kanë vetëm ndjesinë e të vjellit, disa arrijnë ta nxjerrin dhe të tjera vjellin në cdo moment.

  • Në shtatzani do të ndieni lodhje.

Letargji dhe madje këputje të trupit. me shumë mundësi në cdo moment do të dëshironi të dremisni pak. Nëse lodhja është e madhe duhet të flisni me mjekun për një deficencë të mundëshme hekuri në organizëm.

  • Djegiet e stomakut.

Dhe shumica e personave që ju rrethojnë me siguri do t’ju thonë se bebi do të ketë shumë flokë. Mund të edhe të ndodhë por kjo nuk ka lidhje me stomakun tuaj. Këshillohet të hani 6 vakte të vogla gjatë ditës dhe jo më herët se 2-3 orë para gjumit.

  • Në shtatzani mund të përjetoni edhe konstipacion.

Mos u shqetësoni pasi 70% e ne femrave në shtatzani e vuajnë këtë problem. Rekomandohet të konsumoni ushqime të pasura me fibra, të pini mesatarisht 8 gota ujë në ditë dhe të kryeni aktivitet fizik.

  • Pagjumësia.

Nëse në fillim të shtatzanisë do të keni dëshirë të madhe për gjumë muajt e fundit do të ndodhë e kundërta. Këshillohet gjumi në anën e majtë, aktiviteti fizik gjatë ditës dhe përdorimi i jastëkëve për më shumë komoditet.

  • Gjakderdhja nga xhinxhivat dhe dhimbja e dhëmbëve.

75% e nënave në pritje të ëmbël e kanë këtë problem. Kaviteti oral bëhet mjaft i ndjeshëm gjatë 9 muajve. Vizita tek dentisti, higjena e mirë dhe ushqyerja e shëndetshme është zgjidhja në këtë rast.

  • Dhimbja e kokës si edhe migrena.

Hidratimi i mirë, aktiviteti fizik, ushqyerja e balancuar janë tepër të rëndësishme. Gjithashtu nga qëndrimi ulur duhet të coheni duke e mbajtur kokën drejt. Evitoni cokollatën, kafeinën, prodhimet e bulmetit në momentet që keni dhimbje koke. Mos u ekspozoni në dritë të fortë dhe zhurma. Me rekomandimin e mjekut merrni acetaminophen.