Presioni i ulët, këmbët e fryra, krampe, të gjitha këto janë shqetësime të shpeshta që shtatzania mund t’ju bëjë të përjetoni gjatë stinës së verës. Normalisht vapa përballohet me vështirësi gjatë 9 muajve.

Shtatzania dhe vapa, 9 truke për ta përballuar më mirë sipas Luca Valsecchi

  • Në shtatzani duhet të kujdeseni për të pirë më tepër lëngje. Nuk duhet të prisni të keni etje. Mbani gjithnjë një bidon me ujë me vete.
  • Kujdes me sasinë e kripërave që humbni pasi me djersitjen ato dalin jashtë organizmit. për të rikuperuar sasinë e humbur është mirë të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime.
  • Ekspozohuni me limit në diell. Dhe duhet të keni gjithashtu shumë kujdes me kremin që përdorni në fytyrë. Duhet të jetë me mbrojtje të madhe në mënyrë që të parandalohen edhe njollat e errëta në fytyrë.
  • Përfitoni nga orët e para të mëngjesit për të frekuentuar plazhin. Evitoni orët më të nxehta. Larja në det mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e fryrjes së këmbëve.
  • Aplikoni kompresa me letër të lagur tek kycet e duarve sa herë jeni jashtë shtëpisë dhe ndieni vapë. Këtë mund ta bëni edhe duke përdorur letrat e lagura të bebave.
  • Veshja duhet të jetë gjithmonë prej pamuku të hollë dhe të freskët. Gjithashtu këpucët tepër komode.
  • Kujdes me përdorimin e kondicionerit. Temperatura nuk duhet të jetë asnjëherë më poshtë se 4-5 gradë nga ajo e ambientit jashtë.
  • Ushqimi? Përpiquni të përdorni fruta dhe perime të stinës si për shembull domatet, shalqini, pjepr etj. Janë të pasura me ujë dhe treten mirë. evitoni ushqimet me yndyrna.
  • Përdorni niseshtenë e orizit tek banjot që bëni. Kjo do të bëjë që lëkura juaj të djersijë më pak duke ju dhënë njëkohësisht edhe ndjesinë e freskisë.