Homogjenizatet

Homogjenizatët janë ushqimet e gatshme që shohim cdo ditë në farmaci apo dyqanet e produkteve të bebave. Ndërsa kudo në botë mjekët i këshillojnë nënat e reja të fillojnë ushqyerjen pikërisht me homogjenizatët në vendin tonë ende ka dyshime. Kjo në lidhje me mënyrën si ato prodhohen dhe sigurisht nëse janë të shëndetshme për fëmijën po aq sa ushqimet që përgatiten në shtëpi?

Për të sqaruar më mirë cështjen e prodhimit të homogjenizatëve, kemi sjellë gjithë informacionin e duhur më poshtë.

Atëherë, si prodhohen homogjenizatët?

Sipas kompanisë angleze “Cow & Gate” të kontrolluar nga Danone të gjithë përbërësit që përdoren për të prodhuar homogjenizatët merren nga fornitorë të aprovuar. Pasi ju është aprovuar mbledhja e produkteve në fillim, fornitorët i nënshtrohen kontrolleve periodike.

Për shembull homogjenizatët e mishit prodhohen duke grumbulluar mishin nga thertoret e aprovuara. Mishi në këtë rast vjen në formën e blloqeve pa dhjamë, lëkurë dhe pa kocka. Ai përpunohet në dhomën dedikuar mishit në përputhje me standartet europiane.

Perimet e freskëta si për shembull patatet dhe karrota merren të papastruara. Për të përgatitur homogjenizatët ato lahen dhe më pas qërohenm. Pastaj gatuhen në avull tek zona e përgatitjes për të mos humbur vlerat. Edhe bizelet, qepët etj kalojnë në gatim me avull. Ushqime si orizi, makaronat dhe fasulet gatuhen më vete derisa të arrihet butësia e dëshiruar.

Pasi ushqimi është gatuar dhe fruluar transferohet përmes tubave prej celiku inoks. Dhe pasi kavanozat homogjenizat janë mbushur ato mbyllen duke përdorur sistem vakumi. Pasi ka kaluar edhe kjo fazë, sterilizohen.

Si të zgjidhni homogjenizatët e duhur?

Duhet gjithmonë të lexoni me kujdes etiketat e përbërësve tek homogjenizatët. Lista e tyre duhet të jetë sa më e shkurtër dhe e thjeshtë. Në rastin e kavanozave të frutave idealja do të ishte të përmbanin vetëm frutin. Evitoni homogjenizatët që përmbajnë sheqer të shtuar. Njësoj edhe për kripën.

Me poshte shembull perberesit qe duhet te kene homogjenizatet e mishit. Pa kripe, konservues, ngjyrues, aromatizues, sheqer apo perberes te tjere te demshem dhe te panevojshem.