Shkeputja e placentes

Shkëputja e placentës në shtatzani konsiderohet si jë nga komplikacionet më delikate. Është një problem i rëndë që zakonisht shfaqet kur placenta shkëputet nga muret e mitrës ende pa ardhur koha e lindjes.

Placenta është një organ që formohet në shtatzani dhe ndihmon fëmijën të marrë oksigjenin apo lëndët ushqyese nëpërmjet kordonit ombelikal. Nëse shkëputja e placentës është e rëndë atëherë jeta e fëmijës do të rrezikohet seriozisht.

Shkëputja e placentës gjatë shtatzanisë

Para së gjithash duhet të dimë realisht cili është roli i placentës. Ajo është një “thes” që qëndron brenda uterusit dhe krahas funksioneve të sipërpërmendura është përgjegjëse edhe për prodhimin e hormoneve si progresteroni. Estrogjeni si edhe gonadotropina korionike.

Placenta lidhet me uterusin nëpërmjet një sërë enësh gjaku dhe kur ajo shkëputet do të plasë hemorragji. Për pasojë edhe do të ndihet dhimbje duke qënë se enët e gjakut do të plasin.

Shkëputja e placentës ka disa shkallë!

Dhe ato janë:

  • Grada 1. Ose ndryshe shkëputja e lehtë. Në këtë rast mund të vihet re një gjakderdhje e lehtë dhe kontraksione të lehta ose aspak kontraksione. Nuk paraqet ndonjë rrezik real për fetusin dhe nëëna mund të marrë mjekim. Gjithashtu mund të këshillohet edhe të mbajë rregjim.
  • Grada II. Ose shkëputja e moderuar. Në këtë rast simptomat do të jenë më të theksuara dhe gjaku apo kontraksionet më të mëdha. Këto faktorë ndikojnë edhe në shëndetin e bebes duke provokuar ndryshim në rahjet e zemrës. Nëse kjo gjë ndodh gjatë javës së 24-32 të shtatzanisë nëna mund edhe të shtrohet në spital.
  • Shkëputja e placentës, e thellë. Në këtë rast flasim për shkëputje totale të placentës dhe nëna duhet të kryejë menjëherë operacion ceazarian.

Shkëputja e placentës, pasojat për nënën

Tek nëna shkëputja e placentës mund të shkaktojë probleme me koagulimin, hemorragji dhe për pasojë do të lindë nevoja e transfuzionit të gjakut. Në disa raste nëna pëson edhe insuficiencë renale apo kardiake.

Shkëputja e placenetës, pasojat për fetusin

Kur shkeputja e placentes ndodh fëmija mund të ketë mangësi në oksigjen, lindje prematurë, rritje më e vogl se normalja. Kjo sepse fetusi nuk merr si duhet elementët ushqyes.

Ju sugjerojme te lexoni edhe:

Cfare eshte non stres test dhe perse sherben?

Na gjeni edhe ne facebook si edhe instagram

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

1 × five =