Shëtitjet e para me bebin kur është momenti i duhur?

Shëtitjet në ajër të pastër i bëjnë mirë edhe një të porsalinduri. Megjthatë ende shumë prindër e privojnë vogëlushin e tyre nga kjo gjë, ndërsa të tjerë mund të jenë skeptikë në lidhje me momentin e duhur.

Shëtitjet e para? Gjithcka që duhet të dini!

Sistemi imunitar i të porsalindurve është ende në zhvillim e sipër. Duke qënë kështu shëtitjet e para të bebes duhet të kryhen menjëherë në mënyrë që ekspozimi ndaj mikroorganzmave të ndihmojë në proces.

Por cfarë bëjnë mamat? Të vetëdijshme në lidhje me sistemin e dobët imunitar, i shtyjnë për më vonë shëtitjet e para me beben. Zakonisht jo vetëm që nuk shëtisin, por mbyllen në shtëpi me fëijën dhe dalin vetëm për të shkuar tek mjeku.

Duhet të dini se shëtitjet e para me fëmijën mund të kryhen që nga dita e parë që dilet nga spitali. Megjithatë duhet të theksojmë se duhet të merrni më parë edhe aprovimin e mjekut pediatër.

Shëtitjet e para të fëmijës konsiderohen si një aktivitet mjaft pozitiv e madje tepër të rëndësishme për të dy. Pra jo vetëm për fëmijën por edhe për nënën. Nëse ju si nënë do të mbylleni në shtëpi do të jeni më të rrezikuara për t’u prekut nga depresioni pas lindjes. E madje edhe fëmija pas kthimit në shtëpi do të ndihet më i qetë. shetitjet e para 

Shëtitjet e para me beben, zgjidhni ambientin e duhur!

Kur të kryeni shëtitjet e para me fëmijën është mirë të zgjidhni ambiente me ajër të pastër dhe pa zhurma. Në të kundërt fëmija mund të acarohet sidomos për shkak të zhurmës dhe smogut. Më pak fjalë mos e coni për të blerë në ndonjë qendër tregëtare.

Mbi të gjitha evitoni vendet ku konsumohet duhan dhe shikoni që ambienti të jetë në temperaturën e duhur. Gjatë ditëve me shi dhe erë evitoni shëtitjet.

Sa duhet të zgjasin shëtitjet e para të bebes?

Edhe pse ju këshillojmë ta nxirrni kjo nuk do të thotë se gjithë ditën duhet ta kaloni jashtë. Preferohen shëtitjet e shkurtra në orët me diell jo shumë të fortë. shetitjet e par

J

Ju sugjerojme qe per me teper info te na ndiqni dhe ne faqen tone te facebook apo instagram

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

thirteen − 7 =